ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

KAPITULLI I TRETË I POSTULIMIT PËR MOTRAT KARMELITANE

 

 

 

Me datën 18 shtator 2009, në Kuvendin e Motrave Karmelitane u mbajt Kapitulli i tretë i postulimit për bashkësinë e këtij Kuvendi. Ky kapitull u zhvillua sipas rregullores që parashtron Kushtetuta e rregullit karmelitan, në praninë e të gjitha motrave të kësaj bashkësie dhe në praninë e Ipeshkvit të Sapës, Imzot Lucjan Avgustini, i cili ishte i shoqëruar nga prifti dioqezan Dom Kastriot Gjoka. Pas votimit të motrave për zgjedhjen e Superiores, unanimisht u rizgjodh për të tretën herë Motër Mirjam Glavina, e cila mori edhe aprovimin nga Eprori i Përgjithshëm i Karmelitanëve me qendër në Romë. Ndërsa këshilltare u zgjodhën Motër Maria Ancilla, Motër Bardha dhe Motër Marjana.

Me rastin e këtij kapitulli, Imzot Lucjani kremtoi edhe Meshën e Shenjtë, gjatë së cilës i falënderoi motrat për bashkëpunimin e tyre gjatë këtyre viteve, duke i porositur që të qëndrojnë të forta në fe dhe në dashuri, ashtu siç na do vetë Jezusi.

 

 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster