ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

PËRVOJË MISIONARE NË KIR

 

 

 

Për pjesën më të madhe të djemve e vajzave të moshës shkollore, sidomos për ata që banojnë në qytet, muajt e korrikut e të gushtit nënkuptojnë pushime, zbavitje dhe det.

Ndërsa për fëmijët e zonës së Pult-Dukagjinit filloi një muaj angazhues i rekuperimit shkollor.

Falë Caritas-it që na ka dhënë mundësinë ta marrim parasysh këtë aspekt, dhe me ndihmën e animatorëve, qe e mundur të jetohej një përvojë vërtet e dobishme për rritjen e fëmijëve të Pultit.

Për disa pjesëmarrës, mëngjesi fillonte herët sepse, për të arritur në vendin e duhur, duhej të ecnin më shumë se një orë, por gëzimi i të jetuarit së bashku me miqtë e tyre gjysëm dite ishte një shtytje për të kapërcyer çdo mundim, përfshirë edhe të nxehtin.

Çdo takim fillonte me lutje dhe pastaj i hapej udhë gëzimit me lëvizjet bans e këngët e mimuara, pastaj vijonin mësimet e rekuperimit shkollor: gjuhë shqipe, matematikë, gjeografi, histori, vizatim dhe dramatizim.

Aventurat e “Pulëbardhës dhe Maçokut” ishin baza e veprimtarive të ndryshme: për gjuhën shqipe, për dramatizimin, për të mësuar përdorimin e teknikave të ndryshme të vizatimit e pikturës. Pikërisht nëpërmjet dramatizimit të skenave të ndryshme fëmijët i kuptuan më mirë mesazhet që përralla përmban: se ndryshimi është dhuratë që na pasuron, është e mundur ta duam njëri-tjetrin edhe pse jemi të ndryshëm dhe se secili prej nesh ka një mision për të kryer.

Animatorët dhanë vërtet maksimumin dhe druajtjet e fillimit u zhdukën menjëherë prej përgjigjes së plotë e entuziaste, dhe gëzimi i fëmijëve e shpërbleu çdo mundim tonin, edhe pse në disa momente të ditës dielli digjte fort, mund të themi se ishte një verë e mrekullueshme. Një falënderim nga zemra i drejtohet edhe caritas-it dioqezan që na dha mundësinë ta realizonim këtë kamp veror angazhimi shkollor, loje dhe zbavitjeje.

Kësaj “torte të shijshme” nuk mund t'i mungonte qershia, “dulcis in fundo”, pra vizita e arqipeshkvit tonë Angelo Massafra. Çdo vit është një takim i pritur dhe i dëshiruar. Fjalët e tij, nxitjet e tij dhe udhëzimet që jep janë pikërisht ato të “Bariut të Mirë”. Nxiti çdo bashkësi famullitare që të rifillonte lutjen në familje, të ushqehet shpesh me Eukaristinë që është forcë dhe mbështetje për të jetuar si nxënës të Krishtit.

Një thirrje të veçantë ua drejtoi prindërve që i martojnë vajzat e tyre e të rinj që nuk I njohin. Veç kësaj, na nxiti të kujtohemi për meshtarët në këtë vit të kushtuar atyre dhe të lutemi shumë për thirrjet meshtarake e rregulltare.

Reflektimi mbi lidhjen e thellë që ekziston mes Eukaristisë dhe meshtarisë ishte shumë pasurues.

Me këtë rast Imzot Angelo Massafra mbarështoi sakramentet e pagëzimit, rrëfimet, krezmimit dhe martesës.

Faleminderit Imzot Angelo për këto vizita, për vështrimin tuaj amnor drejt bashkësive më të varfëra e më të largëta, por jo të largëta prej zemrës suaj.

 

Bashkësia e Motrave Françeskane të Krishtit Mbret

 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster