|
Më 5 shtator vëlla Geoffrey Bugeja,
dominikan, është shuguruar prift nga Imzot George Frendo O.P. në
Kishën e shën Dominikut në Durrës.
Vëlla Geoffrey ka lindur në Maltë
në vitin 1979, dhe u pranua në Urdhrin Dominikan kur ishte 18
vjeç. Pas dy vitesh, në 1999, erdhi në Shqipëri dhe u bashkua me
vëllezërit dominikanë që banonin në Sukth. Më vonë vazhdoi
studimet e filozofisë në Seminarin ndër-dioqezan të Shkodrës,
ndërsa teologjinë e vazhdoi tek dominikanët në Bolonjë, Itali.
Pasi mbaroi me sukses studimet e tij, u pranua të shugurohej
prift.
Në fjalimin e tij, Imzot Frendo
tha se shugurimi priftëror është një metamorfozë në jetën e atij
që shugurohet prift. Është fillimi i një aventure të re dhe të
bukur, një aventurë dashurie e aftë për ta shndërruar shoqërinë
duke e bërë Krishtin të pranishëm në një botë që nuk mund të
ndërtohet pa të përveç për shkatërrimin e vet.
Por prifti as
mund ta përjetojë këtë aventurë pa fe të ujitur me lutje.
titujt kryesore |