ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

SHËNKOLLI: FORMIMI PËR MESHTARË

 

 

 

Në datat 14-15-16 shtator, falë mikpritjes dhe bujarisë së Etërve Ragacionistë në Shënkollë (Lezhë), Komisioni Kombëtar i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare “Kleri dhe Jeta e Kushtuar” i udhëhequr nga Imzot Cristoforo Palmieri, Ipeshkëv i Rrëshenit, ka organizuar një Kuvend Formimi Permanent për meshtarët dioqezanë dhe Fidei Donum që veprojnë në Shqipëri.

Të ftuar për të mbajtur referatet e tyre në këtë Kuvend ishin: Shkëlqesia e Tij, Ipeshkëv i Teggiano-Policastro (Salerno) Itali, Imzot Angelo Spinillo, i cili zhvilloi dy temat e paracaktuara për këtë kuvend: “Meshtari: besnik ndaj njeriut”; “Meshtari: besnik ndaj Krishtit”, si dhe Meshtari i Dioqezës së Shkodër – Pultit, famullitar i Dajçit të Bregut të Bunës, Dom Marjan Gega, që mbajti ligjëratën me temë: “Meshtari: besnik ndaj kohës së tij”.

Imzot Spinillo në ligjëratën e parë theksoi se shpejtësia me të cilën po ndryshon mënyra e të menduarit, e të folurit, e të jetuarit tek njerëzit e kohës së sotëm, shprehin një mënyrë te re dhe të ndryshme të foluri, të gjykuari, së përkufizuari njeriun. Pyetja e të lashtëve akoma edhe sot na propozohet: Kush është njeriu? Kjo pyetje lidhet ngushtë edhe me një tjetër pyetje që vetë Ati i Shenjtë, Papa Gjon Pali II në  nxitjen Apostolike “Pastores dabo vobis” bënte: “Çfarë vështirësish dhe çfarë mundësish të reja ofron sot koha e jonë për ushtrimin e një shërbese meshtarake koherente me dhuratën e sakramentit të marrur dhe me nevojën e një jete shpirtërore që i përngjet?” (PdV, nr. 5).

Ka forma të ndryshme për ta jetuar njerëzimin sot, që shumica prej tyre janë të kushtëzuara nga vizione mekanike dhe përcaktuese të realitetit, që aspak nuk i qëndrojnë besnikë të vërtetës së Hyjit që na ka thirrur të dialogojmë me Të. Ai e përfundoi këtë temë duke thënë se Besnikëria ndaj njeriut, lyp nevojën e së Vërtetës që është garanci e lirisë dhe e mundësisë së një zhvillimi tërësor njerëzor.

Dhe në këtë prespektivë, në këtë mision të sajën Kisha është e thirrur të kërkojë dhe të  jetojë të vërtetën e njeriut, thirrjen e tij për të marrë pjesë në jetë dhe ta ndihmojë njeriun që ta njohë thirrjen që Hyji me liri i drejton për ta ftuar që të marrë pjesë, me liri, në jetën e tij dhe në të Vërtetën e tij.

Prandaj një nga detyrat e shumta të meshtarit të sotëm është ta ndihmojë njeriun që ta njohë dhe të pranojë të Vërtetën e thirrjes së vet. Kjo arrihet përmes urtisë së Krishtit që udhëheq dhe e shndrit jetën e të shuguruarit.

Ndërsa në ligjëratën e tij Dom Marjani u ndal në analizimin e  situatave të ndryshme me të cilat përballet Kisha dhe Meshtarët sot në Shqipëri, si dhe në nevojën e madhe e njohjes së problemit për të pasur më pas një projekt afatgjatë pastoral. Më pëlqen të analizoj, një mendim të Dom Marjanit, se një nga detyrat e mëdha të meshtarit të sotëm në Shqipëri, përveç asaj të rimëkëmbjes së besimit dhe rëndësisë së madhe që ka në jetën e përditshme, përkrah saj është edhe ajo e rimëkëmbjes së ndërgjegjes së shkatërruar të popullit tonë.

Të gjithë të pranishmit i ftoj të analizojnë mënyrën e shërbimit të sotëm në Kishë, nëse ky shërbim është në sintoni me kohën që po jetojmë?

Këtij Kuvendi i është dhënë me të vërtetë një rëndësi të veçantë nga ana e Barinjve të Kishës në Shqipëri. 

Kjo u pa edhe me shoqërimin dhe me pjesëmarrjen e të gjithë Barinjve, si dhe të Nuncit Apostolik në Shqipëri, Imzot Molinar, gjatë 3 ditëve të Kuvendit.

Duke falënderuar Zotin, përmes Eukaristisë së Shenjtë, si dhe duke falënderuar bujarinë dhe mikpritjen e Etërve Ragacionistë, përfunduan këto tre ditë Formimi Permanent me dëshirën për t'u takuar sa më parë për Kuvende të tjera të ngjashme.

 

Dom Mark Shtjefni

    titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster