ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

Kampi veror ne Bajze

 

 

 

Tashmë është bërë traditë që në famullinë tonë të Shën Pjetrit e Palit çdo vit të organizohet  kampi veror. Edhe këtë vit, falë punës së palodhshme të “Motrave Françeskane  Misionare të Jezusit Fëmijë”, impenjimit të “Grupit Rinor”si dhe mbështetjes së famullitarit tonë atë Mikel Pëllumbaj Ofm, u organizua kampi veror. Kampi filloi me datën 18 qershor dhe zgjati deri me datën 29 qershor, u zhvillua me fëmijët nga klasa I – VI me femijët e mbarë famullisë, nga Bajza dhe fshatrat përreth si Pjetroshani, Vukpalaj, Kosani, Gashaj dhe Gradec ku çdo ditë merrnin pjesë 210 fëmijë. Çdo ditë fillonim ditën bashkë më fëmijët me një moment lutjeje dhe pastaj ato që i argëtonte me shume ishin vallet dhe lojërat e ndryshme, edhe pse lodhja ishte e madhe. Më pas, animatorët sillnin përpara fëmijëve dramatizimin e një përralle e cila përcillte po të njëjtin mesazh  nga fjala e Zotit.

Pas këtij pesëmbëdhjetë ditëshi kampi, me fëmijët u bë një javë pushim dhe përsëri rifilluam kampin veror por tani me adoleshentët, me klasën VII - VIII. Edhe këtu ishte organizimi po i njëjtë me dy javorëshin e kaluar, duke përzgjedhur tregime që përcillnin një mesazh më të përshtatshëm me moshën e tyre.

Perveç këtyre javëve, këtë vit patëm edhe një mundësi të re për të bashkëpunuar edhe me një grup të rinjsh të ardhur nga Italia, Caritas nga Crema, ku edhe me këta punuam në famullinë tonë dy javë me fëmijët e të gjitha moshave dhe shkonim në të gjitha qëndrat, edhe kjo që një përvojë e re dhe e bukur ku u pasuruam në mënyrë reciproke.

Është një gjë mjaft e çmuar për ne të rinjtë e famullisë që kemi një mundësi për të shpenzuar kohën larg veseve dhe jetës së rrugës si dhe për t'u rritur më shumë në fe, në edukatën e kulturën tonë. Fëmijëve të famullisë u jepet mundësia për të kaluar një gjysëm dite me plot argëtim dhe duke fituar virtytet e shumta të Zotit, për këtë arsye falënderojmë Zotin për famullitarin dhe motrat, që shërbejnë dhe punojnë pa hezitim për famullinë tonë.

 

Françeskina Lulati

 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder <

webmaster