|
|
Shkodër,
11.02.2007
LE T’I NGUSHËLLOJË MARIA,
NËNA JONË, TË GJITHË TË SËMURËT
Më
datë 11 shkurt, në ditën botërore të të sëmurve, edhe famullia jonë
bashkoi në Meshën e Shenjtë, që është forca e vetme për të përballuar
çdo vuajtje, të gjithë të sëmurët që së bashku me ta të vetdijsohet për
kontributin e madhe që jep çdo i krishter, sidomos ata që vuajnë, për të
plotësuar ato vuajteje që i mungojnë trupit mistik të Krishtit, Kishës.
Pas
një organizimi efikas nga famullitari i Katedrales, Dom Gjovalin Sukaj
në bashkëpunim me rregulltaret e famullisë, të sëmurët u sollën në
Katedralen e Shën Shtjefnit.
Në
orën 16.00 filloi Mesha e udhëhequr nga Arqipeshkëvi Shkodër- Pult, Mons.
Angelo Massafra. Në homili, me rastin e festës, Arqipeshkvi duke
komentuar edhe letrën e Papës Benediktit të XVI shprehi kujdesin e tij
të veçantë për të gjithë të sëmurët. Ai, gjithashtu, nuk la pa përmendur
dhe falenderuar secilin person që i kushton rëndësi dhe kujdes të
sëmurve, sepse ky kontribut është një gjest mëshire, e cila na mundëson
të dalim nga vetvetja dhe të shkojmë në drejtim të tjetrit, që është në
nevojë. Mesha e Shenjtë ishte shumë e vëçantë sepse një pjesë e madhe e
të sëmurve u aktivizuan me anë të leximit të Fjalës së Zotit, Lutjeve të
besmtarëve dhe lutjeve të ndryshme nëpërmjet të cilave ata shprehën
braktisjen e tyre në duart e Atit Qiellor, dhe për dhurata, së bashku me
kryqet e tyre të përditëshme ata sollën edhe punë kreative, të cilat
arrijnë t’i realizojnë në aktivitetet e ndryshme.
Para bekimit solemn vijoi procesioni me të Shenjtërueshmin Sakrament i
shoqëruar nga të sëmurët me qirinj në dorë si dëshmi se Jezusi jep
shpresën e cila të aftëson të ndjekësh Krishtin jo vetëm të Vuajtur e të
Vdekur, por edhe të Ringjallur.
Përjetimet e këtij takimi ishin aq të forta dhe mbreslënëse saqe të
sëmuret shprehën dëshirën që një takim i tillë të përsëritet disa herë
në vit. Pas Meshës së Shenjtë, të mbushur me gëzimin Hyjnor të sëmurët i
shoqëruam në shtëpitë e tyre.
Motër Antoneta Demaj, Vinçenciane
titujt kryesore |
|