|
NĖ TOKĖN E PREMTUAR DHE NĖ GJEOGRAFINĖ E SHĖLBIMIT ose DREJT TOKĖS SĖ PREMTUAR
Me datė 28. 02. 2007 deri mė 08 .03. 2007 njė grup nga Shqipėria i ėshtė bashkuar grupit tė madh tė ecjes Neokatekumenale tė Pulias dhe Bazilikatės, Itali, pėr tė qenė tė pranishėm, nė njė shtegtim, nė Tokėn e Shenjtė. Grupi i Shqipėrisė ishte i pėrbėrė nga Barinjtė: Imzot Angelo Massafra, Imzot Zef Simoni, Imzot Cristoforo Palmieri, Imzot Ottavio Vitale; nga Meshtarėt: Dom Ernest Troshani, Dom Gjergj Simoni, Dom Raffaele Gagliardi, Dom Carmine Leuzzi, Dom Simon Kulli, Dom Marjan Lumēi, Dom Huan...,Dom Mark Shtjefni si dhe nga Laikėt Ēiljeta Simoni, Zef Gajtani dhe Valentin Berisha. Tė shkelėsh dhe tė vizitosh vendet nga ku ka lindur besimi ynė, ka qenė pėr tė gjithė ne forcė dhe rritje shpirtėrore, dhe nė tė njėjtėn kohė mallėngjim dhe shprehje falėnderimi pėr mundėsuesit tanė. Nuk ishim si vizitatorė, mendoj se as mė tepėr si turistė, por ishim tė gjithė tė bashkuar pėr tė rijetuar sė bashku me Jezusin tė gjitha momentet kryesore tė jetuara nga Ai. Si tė mos ndiesh mallėngjim, lot dhe kėnaqėsi nė kremtimin e Meshės sė Shenjtė nė vendin e bashkėbisedimit ndėrmjet Engjėllit Gabriel dhe Zojės Mari, nga ku nėpėrmjet po-sė sė Virgjėrės u ēel drita pėr tė errėsuarit? Tė gjithė, tė bashkuar pėrreth elterit kemi kujtuar dhe jemi forcuar nė po-nė tonė dhėnė Zotit. Sa nė njė vend sa nė tjetrin, nga njė sinagogė nė tjetrin nga njė shtet nė tjetrin, itinerare kėto qė kanė vėnė nė lėvizje jo vetėm fizikun tonė, por edhe kujtesėn tonė. Sė pari, pėr tre dite kemi qenė mysafirė tė Domus Galile, shtėpisė sė Ecjes Neokatekumenale, e cila qėndronte nė shpat tė kodrės me shikimin mbi Liqenin e Gjenezaretit, ose tė quajtur ndryshe tė Tiberiadit, detin e njohur pėr ecjen e Jezusit mbi liqen (krh Mt 14, 22-27) si dhe tė ftesės sė Jezusit Pjetrit dhe bijėve tė Zebedeut pėr ti hedhur rrjetat edhe njė herė, pas njė dite tė pafat, prej nga ku rrjetat u mbushėn aq sa kishin nevojė pėr ndihmė (krh Lk 5,1-11). Horizonti i kėsaj shtėpie mikpritėse binte pikėrisht mbi kėtė liqen dhe dukej sikur na fliste edhe ne pėr tė qenė peshkatarė njerėzish. Pas tre ditėsh intensive eksplorimi nė sinagogat e ndryshme, nė Kafarnaum, nė shtėpinė e Pjetrit etj., kemi vazhuar ecjen tonė, kėtė herė mė tė gjatė nė largėsi dhe kohė, drejt Jordanisė, drejt kėtij shteti nė tė cilin ndodhen disa vende tė shenjta tė cilat gjenden edhe nė Biblėn e Shenjtė. Nė kėtė vend kemi vizituar tė ashtuquajturin Malin e Elisė, vendi nė tė cilin (krh. 2 Mbr 2, 1-11) Zoti e rrėmbėn Elinė nėpėrmjet karrocės sė zjarrtė. Duke kaluar sa nga njė mal nė tjetrin, kemi arritur nė Malin Ibot, mali nė tė cilin Zoti e urdhėroi Moisiun tė ndėrtonte njė gjarpėr tė madh pėr ti ardhur nė ndihmė popullit tė Izralit i cili kishte devijuar nga rruga e Zotit duke adhuruar viēin e artė tė ndėrtuar nga dora e njeriut. Nga ky mal i jemi drejtuar njė vendi tjetėr tė shenjtė, kėtė herė shumė tė njohur dhe tė dashur pėr ne. Bėhet fjalė pėr nė Lumin Jordan, vendin e Pagėzimit tė ėotit tonė Jezu Krishtit. Si tė mos tė tė bjerė ndėr mend pagėzimi ynė? Kėshtu duke e falėnderuar Zotin pėr hirin e madh tė dhuratės sė Pagėzimit, kemi ripėrtėrirė premtimet e pagėzimit. Udhėtimi ynė njėditor nė Jordani pėrfundonte pikėrisht me vizitėn nė Lumin Jordan, pėr tu kthyer mė pas nė Izrael, kėtė herė jo mė nė Galile, por nė njė vend tjetėr, nė Jerusalemin e madh, mikpritja e tė cilit duket se nuk ka tė sosur, nuk ka kohė, nuk njeh orar. E nė fakt tė nesėrmen e ditės sė pestė tė qėndrimit tonė, na ėshtė dashur qė tė ngrihemi nė njė orar paksa tė ndryshėm se ditėt e tjera, sepse na duhej tė kremtonim Meshėn e Shenjtė nė orėn pesė tė mėngjesit tek Varri i Shenjtė i Jezusit. Ēfarė zjarri dashurie qė digjej dhe nuk konsumohej nė ne! Aq sa dukej sikur fjalėt ishin tė tepėrta. Nuk ka fjalė, pėrveēse soditje e cila shndėrrohet nė lutje falėnderimi tė cilėn na e udhėhoqi Imzot Zef Simoni. Kjo po, ėshtė dhuratė! Pėrfunduam Meshėn e Shenjtė por nuk na bėhej tė largoheshim nga ky vend. Pėr fat ėshtė teknologjia moderne, kėshtu njė foto kujtim do na kthejė vazhdimish nė kėtė varr qė pėr tre ditė u bė banesė e Atij qė mė pas do ta shndėrronte nga njė vend vdekjeje, jete dhe lirie. Dita e gjashtė do na gjente nė njė shtet tjetėr, nė atė tė Palestinės, kėtė radhė nė Betlehem, bujtinėn e vendlindjes sė Jezusit fėmijė. Si gjithmonė ishte Eukaristia qė na bashkonte dhe na ftonte pėr tė thirrur ndihmėn e Zotit pėr rilindjen e paqes nė kėtė tokė. Dhe mahnitjet skanė tė sosour. Atje, prej nga ku Zoti ėshtė thirrur Atė, dhe nė tė cilin ndodhen mė shumė se 130 gjuhė tė ndryshme tė botės nė tė cilėn Hyji vazhdon tė thirret Atė, nuk mund tė mos ishte edhe nė gjuhėn Shqipe. Falė pėrkushtimit tė pėrgjegjėsve tė Ecjes Neokatekumenale dhe tė bamirėsve, nė kėtė Kishė, tė quajtur Ati Ynė qė me 7 Mars 2007 do jetė edhe nė shqip lutja qė Krishti na ka mėsuar. Mė nė fund Ēenakulli: Nė kėtė vend tė gjithė ne Meshtarėt e Zotit kemi ripėrtėrirė premtimet tona tė meshtarisė. Duke e falenderuar Zotin dhe tė gjithė ata tė cilėt mundėsuan praninė tonė nė kėtė Tokė tė Shenjtė, nė veēanti Silverin dhe Xhovanėn, kemi marrė rrugėn e kthimit pėr tė qenė pėrsėri nė shėrbim tė motrave dhe vėllezėrve tanė tė besuar nė drejtimin tonė shpirtėror.
Dom Mark Shtjefni
|