ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

 LETER E HAPUR

 

 

Sh. T. Z. Alfred Moisiu – President i Republikës së Shqipërisë

Sh. S. Znj. Jozefina Topalli – Kryetare e Parlamentit Shqiptarë

Sh. T. Z. Sali Berisha – Kryeministër i Shqipërisë

 

Shumë të Nderuarit, Prefektit Shkodër

Të Nderuarit, Kryetarë i Qarkut Shkodër

Kryetarit të Komunës Pult

Kryetarit të Komunës Shosh

Kryetarit të Komunës Shalë

 

Organëve të shtypit dhe të komunikacionit mediatik në Shkodër

 

 Shumë të Nderuar

 Duke u nisur nga tragjedia që ndodhi në rrugën e Kirit – Dukagjin në muajin mars të vitit 2007, ku humbën jetën 10-të persona, e ndiejmë për detyrë që me anën e kësaj letre të ngremë zërin pasi në këtë zonë po vazhdon të mundojë kujdesi i strukturave të qeverisjes vendore dhe qendrore. Pasojat tashmë jemi të gjithë të aftë t’i kuptojmë.

 

Kisha Katolike është e pranishme në këtë zonë që në fillimet e lirisë fetare, dhe jemi të mrekulluar sesi atyre që kanë pushtetin nuk i shqetëson ndërgjegjja për kushtet në të cilat populli i Dukagjinit është i detyruar të jetojë.

Ishte e tmerrshme tragjedia rrugore, por është më e tmerrshme vdekja e shpresës tek ky popull. Ishte e tmerrshme tragjedia ku humbën jetën 10- vëllezër e motrat tanë, por më e heshtur dhe e tmerrshme është e ardhmja e fëmijëve tanë që po rriten pa mësimin e duhur shkollor dhe në një errësirë totale intelektuale. Fëmijët tanë nuk dinë të shkruajnë, dhe nesër nuk do të jenë të pranuar as të ingranuar në shoqërinë civile pikërisht sepse po rriten me mungesa për të cilat dikush paguhet që t’jua garantojë.

Krahas mungesave të tjera populli i Dukagjinit është i izoluar psikologjikisht pasi në të gjithë zonën që duhen orë të tëra për ta përshkuar gjendet vetëm një antene telefonike. Është urgjent fakti që të mundësohet komunikimi telefonik pasi anëtarët e familjeve janë të shpërndarë nëpër botë për të fituar bukën. Kjo do të ndihmonte edhe në tragjedi të tjera siç mund të jenë ato natyrore jo të rralla në këto anë.

 

Ishte e tmerrshme tragjedia, dhe të gjitha mediat erdhën për ta fokusuar, por më e tmerrshme është se në zonën e Dukagjinit nuk funksionon struktura e shëndetësisë. Edhe kjo është një tragjedi e heshtur. Edhe kjo na dhemb. Por si gjithmonë ne nuk mund të jemi në plan të parë të gazetave dhe televizioneve, pasi duhet të ndodh një tragjedi që dikush të kujtohet për mjerimin.

 

Hidhërimin tonë e shton fakti se vetëm disa muaj më parë, Shkëlqesia e Tij, Imzot Angelo Massafra – Arqipeshkëv e Shkodër-Pult, pasi erdhi e vizitoi të gjitha fshatrat, pushtetarëve dhe opinionit publik i drejtoi një letër më 09/11/2006, në të cilën theksonte se rruga dhe jeta në Dukagjin janë të rrezikshme. Kush bëri diçka konkrete që të parandalohej tragjedia? Edhe thirrja e Ipeshkvit që ishte në emër të këtij populli nuk u dëgjua. Kush mban përgjegjësi në këtë vend për mungesa në detyrën që ka?

 

Populli i Dukagjinit nuk kërkon as më shumë e as më pak se ajo që i takon. Ata që janë të zgjedhur për të na udhëhequr në të gjitha nivelet nuk mund t’i bëjnë nder Dukagjinin nëse bëjnë diçka në të mirë, por duhet të përmbushin detyrën e tyre kundrejt qytetarëve të këtij vendi.

 

Duhet shpresë për ditë më të mira për këtë popull. Dhe shpresa nuk arrihet me fjalë e gjeste ne distancë kilometrike apo vizita ngushëllimesh në raste tragjedie. Të angazhohemi të gjithë së bashku për më të mirën. Dhe këtë le ta bëjmë sot para se të jetë vonë e të na rëndojë ndërgjegjja.

 

Shkodër, më 26 mars 2007

 

                                                                                                          Përgjegjese baritore

                                                                                                      Motër Sandra Bortolotto

 

 

MIRATOHET

† Angelo Massafra

Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult

 

 

 BASHKË – INSIEME

 

Ka qenë motoja e takimit midis Veprimtarisë Katolike Italiane(Azione Cattolica Italiana) me Kishën tonë, me Imzot Angelo Massafra, Presidentin e Komisionit Kombëtar “Edukimi Katolik”, më  24 shkurt 2007 në Romë tek Domus Mariae.

Ishin të pranishëm përfaqësuesit e dioqezave që punojnë në Shqipëri dhe Shoqata të ndryshme, dhe Dom Marjan Gega e Dom Gjergj Meta.

Takimi pati këtë rendi i ditës: Historia e një miqësi, përvoja dhe punë të grupëve dioqezane, kumtesa e Imzot angelo Massafra mbi “Shqipëria sot: sfida e formimit”. Pas një shkëmbim mendimesh dhe propozimesh të gjithë ishin të vendosur për të vazhduar bashkëpunimin me një zell më të madh dhe më në koordinim. 

 

Ministerët e Lektoratit dhe Akolitatit:

hapat e para drejt Presbiteratit

 

Duke u nisur nga vet etapa  dhe rregullat formative që insituzioni ynë  i Seminarit  Nderdioqezan të Shkodres ofron per formimin drejt meshtarisë, edhe në këtë vit bashkësia jonë  perjeton gëzimin e madh dhe falenderon Hyjin, pse disa prej ne seminaristave të teologjisë pranjmë disa sherbesa të ndryshme kishtare, një ndër to është edhe ajo e  akolitatit.

Momentet më të shkëlqyeshme të falenderimit për këto dhurata që Zoti ja bën Kishës së vet ne i perjetuam dhe i shprehem me Adhurimin gjatë gjithë natës me turne njëorshe lirisht të vendosura prej antarëve të bashksisë së seminarit, duke filluar që nga profesorët dhe formatorët e deri tek bashkësia e propedeutikut.

 

        Marrja e dhuratës së Lektoratit më bjen ndër mend takimin tim të parë me Fjalën e Zotit.Në të kam gjetur ngushëllim dhe dritë në jetën time.Në botën e sotme flitet shumë edhe njeriu gjendet në një udhëkryq fjalësh, arsyetimesh.Fjala e Zotit në fillim m’u duk e largët, pak jo e modës, por me kalimin e kohës e vura re se ajo nuk humbi mes zhurmave dhe zërave kalimtarë.Realizmi i saj therës, por i drejtë, më bëri të heci me këmbë mbi tokë, larg ëndërrave dhe iluzioneve të çastit.Me anë të saj jam munduar të ndërtoj marrëdhënie të reja me shoqërinë edhe të afërmit e mi.Dhënia e kësaj shërbese i jep kuptim thirrjes sime drejt Zotit që edhe unë t’i shërbej atij duke shpallur Lajmin e Gëzueshëm të Fitores së Pashkëve.

         Sejcili prej nesh mund t’i shpallë të tjerëve atë çka brenda e për të shpallur Fjalën, duhet që ajo të na ketë mbushur më përpara me plotësinë e saj.Asnjeri prej nesh, përballë pafundsisë së Fjalës së Zotit, nuk ndjehet i mjaftueshëm.Pikërisht kjo ndjenjë e papërshtatshmërisë ishte ajo që ndjeva kur gjatë ritit të Lektoratit më thirrën për emër e unë u përgjigja:” Ja ku jam”! .

        Marr guximin të shprehem edhe unë me fjalët e profetit:”…Eheu,o Zot Hyj!Po unë nuk di të flas,sepse jam fëmijë!…”(Jer.1,16) duke ju falur nderit Hyjit për besimin që ka në njerëzit të cilët përhapin mendimin e tij në botë, dhuratë të cilën kam pasur fatin t’a pranoj ditën e Lajmrimit Të Zojës Marì prej engjëllit Gabriel me 25 mars, përmes duarve t’Argjipeshkvit të Shkodër-Pultit, Imzot Angelo Massafras.

 

      Sherbesa e Akolitatit i referohet në mënyrë specifike kujdesit të veçantë ndaj elterit, kudo që ne marrim pjesë në kremtimet e Euharistisë së shenjtë, përkrah Meshtarëve në të miren e bashkësisë së besimtarëve.

Sigurisht është një gëzim i pakrahasushem për ne që të jemi ndër ata nxënës që Jezusi i dergon duke ju thënë shkoni e « na pregatitni darken » ( Mk 14, 15 ).

 Darkë  në të cilen nëpërmjet bukes dhe verës,  vet Jezusi  që është « buka e jetes » ( Gjn 6, 48 ), «buka e gjallë që zbriti prej qiellit ...  për jeten e botës » ( Gjn 6, 48 ), ju dhurohet si  « ushqim i vertetë dhe pije e vertetë » ( Gjn 6, 55 ), me krejt dashurinë e vet pjesmarrësve duke ju thënë me gjithë shpirt të gjithve « merrni, hani:  ky është korpi im »( Mt 26, 26 ), « pini…, sepse  ky është gjaku im» ( Mt 26, 27 ), duke i garantuar fuqimisht se: « kush ushqehet me korpin tim dhe pi gjakun tim ka jeten e pasosur » ( Gjn 6, 54 ).

Pranimi i kësaj sherbese perveçse na mbush me gëzimin ti pergjigjemi konkretisht thirrjes së  Jezusit duke e sherbyer si Zotin tonë në mensen euharistike, na pajis edhe me detyren që ti bashkangjitemi vullnetit të tij të perjetshem për të arritur tek ç’do njeri, e veçanarisht tek të sëmurët dhe tek të moshuarit që nuk arrin dot me forcat e tyre të marrin pjesë në Euharistinë e Shenjtë, edhe se për ne është një shërbesë e jashtzakonshme, pasi që për natyren e saj ajo ju perket esklusivisht vetem Meshtarëve dhe Djakonave.

Prania e të Ngjallurit në misterin e Euharistisë, jo vetëm që etjen e vazhdueshme për ta takuar Atë në jetën tonë na e shuan me «ujë të gjallë» (Gjn 4,10) «që rrjedh për jetën e pasosur» (Gjn 4, 14) por edhe na jep forcën që t’i përgjigjemi Atij «Po, o Zot, ti e di se të dua» (Gjn 21, 16) në nevojtarët dhe në çdo llojë mënyre që shërbesa e akolitatit na e kërkon.

                            

   Përgaditen Artan Simoni, Artur Jaku, Genc Çupi dhe Gert Gjoni 

 

 

 

Shërbesa e Lektoratit është një dhuratë në pamje të parë jo fort e rëndësishme,por nëse  e marrim si Shpallja e Fjalës së Zotit, e vërteta dhe rëndësija e kësaj dhurate i tejkalon kufijtë e leximit të thjeshtë të Shkrimeve të Shenjta.

  

Marrja e dhuratës së Lektoratit më bjen ndër mend takimin tim të parë me Fjalën e Zotit.Në të kam gjetur ngushëllim dhe dritë në jetën time.Në botën e sotme flitet shumë edhe njeriu gjendet në një udhëkryq fjalësh, arsyetimesh.Fjala e Zotit në fillim m’u duk e largët, pak jo e modës, por me kalimin e kohës e vura re se ajo nuk humbi mes zhurmave dhe zërave kalimtarë.Realizmi i saj therës, por i drejtë, më bëri të heci me këmbë mbi tokë, larg ëndërrave dhe iluzioneve të çastit.Me anë të saj jam munduar të ndërtoj marrëdhënie të reja me shoqërinë edhe të afërmit e mi.Dhënia e kësaj shërbese i jep kuptim thirrjes sime drejt Zotit që edhe unë t’i shërbej atij duke shpallur Lajmin e Gëzueshëm të Fitores së Pashkëve.

 

Sejcili prej nesh mund t’i shpallë të tjerëve atë çka brenda e për të shpallur Fjalën, duhet që ajo të na ketë mbushur më përpara me plotësinë e saj.Asnjeri prej nesh, përballë pafundsisë së Fjalës së Zotit, nuk ndjehet i mjaftueshëm.Pikërisht kjo ndjenjë e papërshtatshmërisë ishte ajo që ndjeva kur gjatë ritit të Lektoratit më thirrën për emër e unë u përgjigja:” Ja ku jam”! .

 

Marr guximin të shprehem edhe unë me fjalët e profetit:”…Eheu,o Zot Hyj!Po unë nuk di të flas,sepse jam fëmijë!…”(Jer.1,16) duke ju falur nderit Hyjit për besimin që ka në njerëzit të cilët përhapin mendimin e tij në botë, dhuratë të cilën kam pasur fatin t’a pranoj ditën e Lajmrimit Të Zojës Marì prej engjëllit Gabriel me 25 mars, përmes duarve t’Argjipeshkvit të Shkodër-Pultit,Imzot Angelo Massafras.

 

 

                                                                                                                                     Gert Gjoni

                                                                                                                                   Viti II Teologji

 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster