ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

Udha e Kryqit - nje ecje drejt Shelbimit

 

 

Udha e Kryqit është një lutje e cila është mjaft e dashur për besimtarin katolik gjatë kohës së Kreshmëve, sepse jo vetëm përkujton mundimet dhe vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq, por edhe u jep forcë për të përballuar vështirësitë e kësaj jete të cilat nuk janë asnjëherë të pakta.

Tradita për ta lutur Udhën e Kryqit në Tarabosh ka vazhduar edhe sivjet.

Dita e shtunë e datës 24 mars solli shumë ngjyra në malin Tarabosh: retë që dukeshin e zhdukeshin rëndë-rëndë, shiu që vizitonte gjelbërimin dhe gurët e këtij mali, çadrat që hapeshin e mbylleshin me shpejtësi, bluzat e grupit rinor të famullisë së “Shën Shtjefnit” “Mësues ku banon”, organizues të kësaj Udhe, por mbi të gjitha veshjet dhe shenjat e grupeve rinore dhe përfaqësuesve të tyre dhe të personave të tjerë të moshave të ndryshme, që edhe kësaj here nuk deshën t’ia dinin për të ftohtët dhe motin e keq, por ishin të pranishëm në një numër mjaft të madh. Nuk mungonte as Kryqi i drunjtë, mbi të cilin shquhen qartë jo vetëm gjurmët e kohës, por edhe të nëntë vitet e memorizuara në trupin  e tij.

Lutja e Udhës së Kryqit filloi nga sheshi para Fshatit të Paqes me përshëndetjet e Famullitarit dom Gjovalin Sukaj dhe të Arqipeshkvit Metropolit të Shkodër-Pult Imozt Angelo Massafra, i cili do të ishte edhe në krye të grigjës përgjatë gjithë Udhës së Kryqit.

Katërmbëdhjetë ndalesat do të pasqyronin udhën dhe mundimet e përshkuara nga vetë Jezusi deri në ndalesën e fundit të kryqëzimit të tij në Kryq në Kalvar, përmes mbajtjes së kryqit, leximeve, meditimeve dhe lutjeve të të rinjve të grupeve pjesëmarrëse në këtë aktivitet. Në fund Ipeshkvi i falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në këtë Udhë Kryqi, jo vetëm për praninë e tyre, por edhe sepse përmes kësaj pranie ata e dëshmuan edhe një herë besimin e tyre në Jezu Krishtin Zot.

 

Teola Shkodra

 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster