|
VIZITA BARITORE NE BORIC
Me
datën 8 shkurt 2007 në orën 15.00 Imzot Angelo Massafra filloi vizitën e
tij baritore në famullinë “Jezusi Dashuria e Mëshirshme” në Boriç -
Vrakë, pikërisht në fshatin Grudë - Fushë.
“Është një gëzim i madh për mua, u shpreh ai, që ndodhem mes jush. Kam
ardhur të shoh punën baritore që zhvillojnë meshtarët e motrat, gjendjen
shpirtërore dhe jetën e famullisë dhe për të biseduar me ju të dashur
besimtarë e për t’ju lënë disa porosi”.
Një
i ri, duke i uruar mirëseardhjen, ndër të tjera tha:
“Për
ne sot është një ditë e gëzueshme që ndodhet në mesin tonë Arqipeshkvi
shumë i nderuar Imzot Angelo Massafra. Ne ju jemi mirënjohës dhe ju
falënderojmë nga zemra për dhuratën më të madhe që na keni bërë për
ndërtimin e Kishës. Ju jemi mirënjohës sepse tani mund të themi që e
diela për ne është ditë feste dhe gëzimi, ditë kjo ku dëgjojmë Fjalën e
Zotit të mishëruar. Faleminderit juve dhe priftërinjve, në mënyrë të
veçantë Atë Antonios, e motrave. Edhe një herë ju uroj Zoti ju bekoftë
dhe ju ndihmoftë në punën tuaj të përditshme”.
Duke
e falënderuar të riun për fjalët e ngrohta Ipeshkvi i tha:
“Është
hera e dytë që bëj vizitë baritore; kam ardhur t’ju nxis në fe. Dua t’ju
jap katër porosi:
1.
mbi pagëzimin, pasi dera kryesore është Krishti dhe nga pagëzimi kemi
hirin e fesë. Feja mësohet me anë të katekizmit, feja trashëgohet nga
gjyshërit, prindërit e dalëngadalë njeriu, fëmija, i riu e përvetëson
atë e kështu bëhet diçka personale;
2.
mbi dashurinë, sipas fjalëve të Jezusit: “nëse më doni mua, doni të
afërmin”. Me veprat e përditshme duhet ta tregojmë dashurinë e Zotit.
Urdhërimet e Tenzot nuk janë pengesë por “udhëzime” që na drejtojnë dhe
na tregojnë rrugën e dashurisë së Zotit;
3.
mbi dashurinë për njëri-tjetrin: “duajeni njëri tjetrin sikur Unë iu
desha juve”. Nuk duhet të flasim keq apo edhe të merremi me thashetheme
për njeri-tjetrin; 4. Duke folur për familjen që është bërthama kryesore
Imzoti iu besimtareve me fjalë të forta. “Ju o prindër kur fejoni vajzat
mos ia jepni të parit që vjen, pa shqyrtuar mirë!”. Ndaluni, mendohuni,
unë nuk jam kundër martesës me të huajt; “por ai djalë a di ta flasë
gjuhën tonë? Nuk është mirë që të fejohen vajza e mitur dhe pa pëlqimin
e saj, ajo është ende e vogël ka akoma nevojë për të luajtur me lodra.
Nuk është mirë që një djalë 35 vjeç që është në emigrim të marrë një
vajzë 14 -17 vjeçe. Mos i bëni gjërat me ngutësi.”
Pas
Meshës Arqipeshkvi bëri një takim me të gjithë besimtarët duke u dhënë
mundësi të gjithëve të bënin pyetje e të shprehnin ankesat e veta, dhe
më pas bekoi varrezat e fshatit.
Duke
e përshëndetur dhe falënderuar Arqipeshkvin, besimtaret u larguan me
gëzim dhe në të njëjtën kohë me një impenjim të madh që porositë e tija
mos jenë vetëm një entuziazëm por një detyrë për ta venë në praktikë.
Në
ditën e dytë më 9 shkurt, në orën 09.00 Arqipeshkvi e vazhdoi vizitën e
tij në shkollën 8 vjeçare të Vrakës dhe në shkollën e mesme Gruemirë ku
është pritur nga drejtori i shkollës Reshit Kurtulaj . Arqipeshkvi
zhvilloi një bisedë shoqërore me drejtorin e kësaj shkolle, i cili foli
ndër të tjera për raportin e mirë që ka kisha katolike me institucionet
shtetërore. Por gjatë bisedës u vunë në dukje edhe problemet që ka vetë
shkolla e mesme Gruemirë;
Pastaj ipeshkvi e zhvilloi vizitën e tij edhe në komunën e Gruemirë ku
është pritur nga kryetari i komunës Asim Burgaj dhe këshilli i tij. Ndër
të tjera është diskutuar për raportin e mirë që ka kisha katolike me
komunën.
Në
orën 15.00 vizita vazhdoi në fshatin Hotnaj.
Pas
Meshe, Arqipeshkvi është ndalur dhe ka biseduar me besimtarët, dhe u ka
dhënë rastin që t’i drejtojnë ndonjë pyetje lidhur me argumentet e
trajtuara. Më pas ka bekuar edhe varrezat.
Ditën e shtune më 10 shkurt, në orën 9.00 Arqipeshkvi ka takuar fëmijët
e katekizmit me të cilët është ndalur dhe ka biseduar. Fëmijët ishin
shumë të gëzuar, madje për disa prej tyre ishte hera e parë që
takoheshin me Ipeshkvin. Pas katekizmit ipeshkvi u ka mësuar fëmijëve
edhe këngë.
Takimi me të rinjtë e famullisë ka qenë mjaftë domethënës. Ipeshkvi
është ndalur me të rinjtë duke diskutuar mbi problemet që ata kanë, që
ata takojnë gjatë rritjes së tyre së pari si njerëz e më pas si të
krishterë.
Në
pasditen e së shtunës në orën 15.00, ipeshkvi ka kremtuar Meshën e
Shenjtë në Gril, në kishën kushtuar të Lumit Jakob nga Biteto. Gjatë
predikimit ka theksuar shumë gjëra që fatkeqësisht kanë prekur shoqërinë
tonë; pas Meshe edhe aty ka folur me besimtarët mbi rolin e madh që ka
familja, rëndësinë e madhe që kanë prindërit, dhe raportin prindër
fëmijë.
Të
dielën më 11 ishte kulmi i vizitës baritore. Para Meshës Arqipeshkvi u
ka dhënë mundësi besimtarëve të afrohen tek sakramenti i pajtimit me
Zotin, ku ai vetë është vënë për të rrëfyer. Në orën 9.30 ka kremtuar
Meshën e Shenjtë. Atë ditë kisha ishte e mbushur plot e përplot si asnjë
herë tjetër. Të rinj, fëmijë, të moshuar, burra e gra, të gjithë
shprehnin kënaqësinë, buzëqeshjen, gëzimin e tyre që në mesin e tyre
ishte Arqipeshkvi Angelo Masafra. Në emër të famullisë mirëseardhjen ia
uroi përfaqësuesi Nikollë Gjinaj. Ipeshkvin e ka përshëndetur edhe
famullitari Atë Mario Bosio.
Pas
Meshe, ndërhyrjet nga ana e besimtarëve kanë qenë të shumta, por
ipeshkvi u ka dhënë të gjithëve përgjigjen e duhur. Nder të tjera ai u
tha: “Të punojmë më shumë me fëmijët e të rinjtë, mjafton që një vajzë
o një djalë gabon, e bëhet një skandal. Gabimi i njërit bëhet pengesë
për të tjerët për sa i përket ardhjes në katekizëm e në Meshë. Një gjë
që është vënë në dukje shpesh, është mospjesëmarrja e burrave në Meshën
e së dielës.”
Një
universitare e pyeti Imzot Angelon se sa është e rëndësishme është
shkolla dhe a është e drejtë fëmijët dhe të rinjtë që të mbeten pa
shkollë. Dhe përgjigja ishte kjo: “Shkolla ka një rëndësi të madhe si
për fëmijët dhe të rinjtë. Marr shkas nga kjo pyetje që t’i nxis fëmijët
ta frekuentojnë shkollën. Të rinj të përgatitur, një e ardhme më e
mirë.”
Të
hënën më 12 shkurt, ipeshkvi ka shkuar në Rrjoll. Vizita baritore në
këtë vend malor ka pasur gëzimin e dyfishtë; kënaqësinë për praninë e
ipeshkvit, bariut të kishës për t’i takuar këto dele e qengja të lodhur
dhe të vuajtur, me problemet e vështirësitë e tyre të përditshme. Gëzimi
i dytë ka qenë bekimi i kishës pas riparimit të saj.
Pasditen e të hënës në orën 14.30, Imzot Massafra ka kremtuar Meshën e
Shenjtë në Egç tek kisha kushtuar Sh. Elisë. Edhe aty ai ka ndeshur
problemin e madh që ka ky fshat duke filluar nga rruga që është e
shkatërruar dhe kur bie shi është, si thotë populli, si do Zoti.
Pasi
është kthyer nga Rrjolli, pa marrë parasysh lodhjen e një ditë të tërë
të kaluar në atë zonë malore edhe pse ora shënonte 17.30, ipeshkvi u ka
kushtuar kohë për të bekuar një shtëpi në Boriç dhe për të bërë vizitë
tek një i sëmurë.
Shpresojmë që kjo vizitë baritore të mbesë e paharruar në zemrat e të
gjithë besimtarëve, dhe të japë frytin e saj, duke e ndërtuar njeriun e
ri dhe duke i dhënë hov për të ecur përpara në dashuri të Zotit.
titujt kryesore |