|
|
VIZITA BARITORE NË HOT TË RI PREJ DATËS
Me datën 11.03. ditën e dielë në orën 10ºº u
bë pritja solemne me rastin e “Vizitës Baritore të Argjipeshkëvit tonë
të nderuar të Shkodrës, mons. Angelo Massafrës”, në hyrje të rrugicës që
shpie tek kisha. Si shenjë simboli dy fëmijë i ofruan bukë dhe verë.
Pastaj vazhdoi proçesioni, gjatë të cilit u kënduan këngë të rastit dhe
vazhduam me hyrjen në kishë. Në fillim një besimtar i fshatit i drejtoi
përshëndetje argjipeshkëvit në emër të besimtarëve, pastaj atë Luigji
Cannato, vinçencian bëri përshëndetjen dhe shprehi kënaqësinë e madhe
për bariun e grigjës që Krishti ia ka besuar, duke i dëshiruar
mirëseardhjen e përzemërt argjipeshkëvit.
Në fjalën përshëndetëse të ipeshkëvit u
vlerësua pritja e përzemërt dhe nevoja e bashkëpunimit të ndërsjelltë e
besimtarëve dhe përgjegjësve të kishës në këtë vend.
Pas kësaj hyrjeje të rinjët e famullisë së
Hotit të Ri paraqitën një shfaqje me titullin: ``Katër qirinjtë ``të
cilët e ekzekutuan shumë bukur. Pastaj vazhdoi kremtimi i meshës së
shenjte ku argjipeshkëvi ynë mbajti një predikim mjaft të bukur mbi
jetën shpirtërore dhe atë morale. Ai paraqiti dukuritë negative të
shfaqura në ditët e lirisë, siç janë analfabetizmi dhe martesat e
paligjshme. Argjipeshkëvi bëri një thirrje për vetëdijësim të
ndërgjegjshëm në ndërtimin e një ardhmërie të sigurtë. Këtë gjë ai e
theksoi edhe në takimin që e mbajti pas meshës me besimtarët.
Në këtë ditë në orën 15³º argjipeshkëvi pati
takimin edhe me “Legjionin e Maris”, pastaj në orën 16 ³º uvazhdoi edhe
takimi me të rinjët e famullisë. Takimi filloi me një përshëndetje të
ngrohtë, të përgatitur nga vetë të rinjët që ia drejtuan argjipeshkëvit.
Argjipeshkëvi u bëri nxitje të rinjëve dhe kërkoi prej tyre që të jenë
të ndërgjegjshëm në lidhje me marrjen e përgjegjësive që u takojnë. Në
pyetjen e tij se:” çka është ndërgjegja?” Ai bëri të qartë se ajo
është pra: “Zëri i Zotit” që në çdo situatë kumbon në brendësi të
njeriut, për të mirën të lavdëron, ndërsa për të keqen e bërë të qorton.
Pas këtij debati të vrullshëm të rinjët i
shfaqen edhe kërkesat e tyre, ata kërkuan që të kenë një famullitar të
përhershëm. Në këtë kërkesë argjipeshkëvi përgjigji me këto fjalë:”
Se akoma nuk ka meshtarë të mjaftueshëm në Dioçezën e Shkodrës që
tu përgjigjen kërkesave të tyre.`` Me këtë rast ata i shprehën
falenderimin e tyre atë Luigjit për punën e tij të palodhshme që është
duke e bërë në famullin e Hotit të Ri. Me 12.03. ditën e hënë
Argjipeshkëvi vazhdoi vizitën e tij baritore në shkollën 9 vjeçare të
fshatit tonë, pastaj në orën 11³º vazhdoi vizitën në Kopshtin e fëmijëve
“Nëna Franciska”tek Motrat Françeskane të Zojës së Papërlyer.
Ai u mbajti një takim të veçantë prindërve të fëmijëve, i
cili u drejtoi atyre disa fjalë duke i kushtuar rëndësi të veçantë
“ROLIT
TË PRINDËRVE NË EDUKIMIN E FËMIJËVE SI DHE SAKRIFICËN E PRINDËRVE PËR
FËMIJTË E TYRE. ARGJIPESHKËVI, SI SHEMBULL THEMELOR MORI FAMILJEN E
SHENJTË. Fëmijët e kopshtit i drejtuan argjipeshkëvit
përshëndetjen e tyre të përzemërt dhe në shenjë falenderimi dhe
mirëseardhjeje paraqitën programin e tyre me recitime, këngë dhe valle
të ndryshme. Ndërsa pasdite në orën 16ºº pati edhe
takimin me intelektualët e Hotit të Ri. Ku morën pjesë
intelektual të fushave të ndryshme si: drejtori i shkollës fillore,
mësues e mësuese dhe arsimtar të ndryshëm, infermierë, farmacistë, si
dhe famullitari atë Luigji Cannato se bashku me 4 motra Françeskane të
Zojës së Papërlyer.
Në ligjëratën e tij, shkelqësia e tij mons.
Angelo Massafra mbajti një fjalim mjaft të rëndësishëm dhe të
përgjithshëm, përsa i përket drejtimeve të ndryshme fetare, kulturore
dhe sociale. Argjipeshkëvi synonte të nxisë përmirësimin dhe përparimin
e përgjithshëm të gjendjes egzistuese të fshatit në përgjithësi.
Ndër të tjerash ai i kushtoi rëndësi të madhe
Dokumentit të Kishës, Enciklikës së Papës Palit VI:”Populorum
Progressio – Zhvillimi i Popujve”. Argjipeshkëvi informoi se, në
Dioqezën tonë të Shkodrës akoma është duke u bërë paraqitja e kësaj
Enciklike dhe u bëri thirrje intelektualëve të fshatit të interesohen
dhe të informohen në lidhje me këto formime të cilat i bën Kisha. Ai
bëri të ditur se, sivjet kremtojmë 40 vjetorin e kësaj Enciklike dhe
shtoi se, Papa Pali VI ka thënë se: ``Kisha ka të drejtë dhe asaj i
takon të hyjë edhe në çështjet shoqërore dhe kulturore, si dhe të nxisë
përmirësimin dhe përparimin e popujve.``
Argjipeshkëvi theksoi se, në Kishën Katolike
gjatë shekujve kemi pasur besimtar shekullar, ata kanë kuptuar gjatë
shekujve rolin e tyre në Kishë. Në vitin 1950 ne kemi arritur që të kemi
një Kishë Klerikale, ku çdo gjë bënin priftërinjtë dhe murgeshat. Papa
Pali VI i cili shkroi ENCIKLIKËN POPULORUM
PROGRESSIO
bëri thirrje për të dhënë atë që është e drejtë, thërret të
rinjët që të pranojnë këtë thirrje me një hov të jashtëzakonshëm me
zjarr dhe bujari të madhe: “SHKONI EDHE JU NË VRESHTËN TIME”. –
Argjipeshkëvi ua bëri të qartë intelektualëve se në cilat sektore të
Kishës mund të bashkëpunojnë ata për mirëmbajtjen e Kishës, mënyra e
veçantë është mënyra e Pagëzimit. Ai u drejtoi atyre këto fjalë:” Ju, si
besimtarë shekullarë mund të bashkëpunoni me meshtarët në mirëmbajtjen e
famullisë, në udhëheqjen e liturgjisë, katekizmit dhe në caritas. Pa
këto shtylla nuk mund të ndërtohet një Kishë. Intelektualët mund të kenë
një rol të veçantë qoftë në fshat, apo në rrethin më të gjerë, në
komunë/bashki, mund ti kemi disa gjëra dhe pasuri shpirtërore dhe
kulturore në Kishën tonë. Ne tani mund të pasurohemi me ato njohuri
fetare, të cilat nuk i kemi pasur në kohën e Komunizmit, të njihemi me
Historinë e Kishës Katolike, pastaj me Historinë e Ungjillizimit, e
shumë e shumë pikëpamje të tjera që janë të nevojshme për një jetë të
krishterë sa më të denjë e cila do të shpie drejt rrugës së përparimit
dhe zhvillimit.”
Pas ligjëratës të cilën argjipeshkëvi ua
mbajti intelektualëve, drejtori i shkollës fillore të Hotit të Ri, si
dhe anëtarët e tjerë të grupit të intelektualëve së bashku me atë
Luigjin përzemërsisht falenderuan argjipeshkëvin mons. Angjelo
Massafrën, për vizitën e tij baritore në fshatin tonë, në mënyrë të
veçantë falenderuan argjipeshkëvin për kujdesin e tij atërorë që kishte
ndaj të gjithëve si dhe për bisedën e tij shumë të ngrohtë.
Me datën 13.03. ditën e martë në orën 9ºº,
Argjipeshkëvi vizitoi edhe disa të sëmurë të fshatit tonë, pastaj në
orën 15ºº Argjipeshkëvi bëri takimin me fëmijët e katekizmit, ishte ky
një takim shumë i përzemërt si nga ana e argjipeshkëvit ashtu edhe nga
ana e fëmijëve, të cilët shprehnin gjallërinë e tyre duke treguar
dashamirësinë ndaj Bariut të Kishës. Në fillim fëmijët i bënë
përshëndetjen ipeshkëvit duke i dëshiruar atij mirëseardhjen e përzemërt
në mesin e tyre me këngën: “Alabare o mi Signor”. Fëmijët kishin
pregaditur disa recitime të cilat ia kushtuan Hyjit, Krijuesit të mbarë
njerëzimit. Pastaj kënduan edhe këngën:”Hyji ka nevojë për ne...”, dhe
nga kjo këngë u zhvillua edhe biseda e ipeshkëvit me fëmijët, ata i
bënin pyetje ipeshkëvit lidhur me katekizmin dhe rreth jetës së sotme,
ndërsa argjipeshkëvi u përgjigjej pyetjeve të tyre dhe gjithnjë
përsëriste fjalët e këngës: “Hyji ka nevojë për ne, ashtu sikurse ne
kemi nevojë për Hyjin!” Takimi me fëmijët zgjati rreth një orë, me
këtë ne mund të kuptojmë se qëndrimi i ipeshkëvit ndaj fëmijëve është
ngjajshëm me atë të Jezusit, siç e dijmë edhe nga Ungjilli i shenjtë kur
thotë Jezusi:”Leni fëmijët të vijnë tek unë!...” Pastaj kjo ditë
e vizitës përfundoi me Meshën shenjte, ku gjatë pretkut të tij,
ipeshkëvi u drejtoi fjalë lavdëruese të gjithë bashkëpunëtorëve të
kishës dhe shprehu mirënjohjen e tij për punën e bërë në ndërtimin e
kishës si objekt, si dhe falenderoi për mikpritjen e përzemërt që i bënë
të gjithë besimtarët e Hotit të Ri dhe i porositi që të vazhdojnë drejt
një të ardhme me paqe dhe dashuri. – Në këtë ditë argjipeshkëvi ynë
përfundoi vizitën baritore tek ne, për të cilën në mbarim të Meshës
shenjte, në emër të mbarë famullisë së Hotit të Ri, famullitari ynë atë
Luigji Cannato e falenderoi argjipeshkëvin që qëndroi me ne gjatë këtyre
ditëve duke na përcjellur me kujdesin e tij atëror.
Motrat Françeskane të Zojës së Papërlyer
titujt kryesore |
|