ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

Aktivitetet e Arqipeshkvit jashte Shqiperise

 

 

 

Në ditët 17-21 mars Imzot Angelo ishte në krahinën e Puljes për të marrë pjesë në këto aktivitete:

Më 18, në Molfetta, tek Seminari Krahinor Puliez Pio XI për takimin me meshtarët e Komisionit Ipeshkvnor në përgatitjen e Kuvendit Kishtar Krahinor në vitin 2011 në San Giovanni Rotondo mbi misionin e laikëve në kishë dhe në shoqëri.  Argumenti i caktuar ishte: “Meshtarë dhe Laikë për një kishë misionare”. Në takim morën pjesë 40 meshtarë. Të gjithë u kënaqën kur dëgjuan sa hapa jemi duke bërë në Shqipëri…dhe, si hap pas hapi, laikët (besimtarë shekullarë) janë dukeu  ndërgjegjësuar mbi detyrat e të drejtat e tyre në kishë, duke njohur Nxitjen Apostolike të Gjon Pali II:  “Besimtarë Laikë të Krishtit”. Më 19,  në orën 11.00 Imzot Angelo Kremtoi Meshën Pontifikale ne San Marzano di San Giuseppe, fshati I lindjes së tij, në festën e Pajtorit të famullisë. Qe një festë e madhe, me shumë besimtarë në kishë edhe jashte saj: pas meshes, sipas zakonës, kemi patur një procesion të shkurtër: për të bekuar bukën, ushqimin, që besimtarët kishin përgatitur për të varfrit. Kjo është një traditë shumë e lashtë: komisioni i festës cakton me rallë familjet, për të përgatitur çdo lloj ushqimi…Në vigjilje Arqipeshkvi, me famullitarin Dom Cosimo Rodia, ka bekuar te një shtëpi: 13 ushqime, sipas zakonit me bukë: Arsyeja e këtij zakoni: shën Jozefi është si “Provania”: dhe besimtarët duhet të jenë “provania” për të varfrit. Procesioni i vogël mbaroi me bekimin solemn e  Arqipeshkvit, i cili i thirri besimtarët e San Marzanos ta dëshmojnë fenë me vepra, duke qenë si trëndafili, i cili iep parfum, vetvetiu.

Në orën 18.30 kremtoi Meshën Pontifikale të dytë në Sava, në Kishën Françeskane “Shën Françesku”, në praninë e Ministrit provincial, Atë Tommaso Leopizzi e të fretërit e tjerë dhe të Françeskanëve të Urdhrit të tretë. Pas Meshës gëzuam me fishekëzjarre të bukura.

Më 20 mars Arqipeshkvi pati gëzimin për të kremtuar meshën me Imzot Fouad Twal, Patriku i Latinëve në Jerusalem.

Qoftë në Meshë qoftë në drekë Imzot Twal na ka folur gjatë për problemet që kanë palestinezët dhe në veçanti ato krishterë për të jetuar në Palestinë.

“Jemi në agoni…në fill! Kërkojmë të drejtat tona dhe çdo lloj ndihme që të krishterët të mos braktisin Tokën e Shenjtë”.

 

 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder <

webmaster