|
|
Më datë 27 mars 2010 kemi kremtuar
ditën botërore të rinisë. Në Arqidioqezinë Shkodër-Pult e kemi
kremtuar në 4 Zonat Baritore. Secili Vikar Zonal me përgjegjësit
baritorë kanë programuar ditën me prezantimin e mesazhit të
Papës, me temë: Mësues i mirë, çfarë duhet të bëj për të fituar
jetën e pasosur?” (Mk 10,17).
Grupet u takuan sipas Zonave
baritore: Zona 1 në Shkodër tek Motrat Saleziane; Zona 2, në
Berdicë; Zona 3, në Boriç (Vrakë) dhe Zona 4 në Stajkë. Të
gjithë kanë pasur këtë program: Prezantimi i grupëve, meditimi
mbi mesazhin e Papës, rrëfime, Mesha e Shenjtë, këngë, dreka,
lojra, vallëzime, dramë etj.
Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkvi,
kaloi nga çdo grup, duke përshëndetur të gjithë, duke
falënderuar organizatorët dhe duke lënë disa porosi, të
frymëzuara nga mesazhi i Papës. Të rinjtë duhet të kenë një
dëshirë të madhe për të qenë më të përsosur, më të shenjtë, më
të angazhuar, duke luftuar mediokritetin. Të dëshmojnë fenë me
fjalë dhe me vepra. Të jetojnë jetën si thirrje: qoftë për jetën
martesore qoftë për jetën si meshtar o si motra o si misionar/e.
Imzot Massafra i bekoi duke i uruar festat e Javës së madhe.
titujt kryesore |
|