ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

Frymezimi ne altar

 

 

 

Pasi Nënë Tereza vdiq, zyrtarët, të cilët po përgatisnin çështjen e shenjtërimit të saj, zbuluan një vend të vogël të fshehtë me letra të cilat ajo ia kishte shkruar drejtuesve të saj shpirtërorë dhe eprorëve gjatë viteve të saj të para.

Kohë më parë ajo i kishte shkatërruar shënimet dhe ditarët e saj që nga kjo periudhë dhe i kishte kërkuar të tjerëve që të sistemonin letrat që ajo ua kishte dërguar atyre. “Dua që puna të mbetet vetëm e tij,” u tha atyre. “kur të njihet fillimi, njerëzit do të mendojnë më shumë për mua, më pak për Jezusin.”

Si të ndiqnin disa nga shkrimet e shenjta, disa nuk i morën parasysh dëshirat e saj. Si rrjedhojë, tani është e mundshme për ne që të rindërtojmë pjesërisht dramën e madhe shpirtërore të kthimit të Nënë Terezës. Në qendër të atij kthimi ishte prania e Krishtit në Eukaristi. Deri me daljen e këtyre letrave, dihej vetëm që me 10 shtator 1946, Nënë Tereza po udhëtonte me tren, kur dëgjoi një zë t'i fliste zemrës së saj. Ishte Jezusi që po i tregonte që t'i largohej jetës së saj si drejtoreshë e një shkolle katolike për Motrat e Loretos që të mund të jetonte dhe të punonte me të varfrit. Motrat e saj ende e kremtojnë këtë ditë si “Dita e frymëzimit” – dita kur Zoti e frymëzoi që të fillonte Misionaret e Bamirësisë. Megjithatë, gjatë jetës së saj, Nënë Tereza iu shmang çdo hetimi për thirrjen e saj të veçantë nga Jezusi. Ajo vetëm do të thoshte se ajo ishte e sigurt që ishte Jezusi dhe që mesazhi i tij ishte i pagabueshëm. “Ishte një urdhër. Moszbatimi i tij do të thyente besimin”, shtonte ajo. Me daljen e letrave të saj personale nga kjo periudhë, tani e dimë se ajo vazhdonte ta dëgjonte zërin e Krishtit në javët që do të pasonin pas takimit të parë në tren. Zëri i vinte gjithnjë gjatë Meshës apo ndërsa ishte e gjunjëzuar pasi merrte Kungimin. Duke i shkruar Arqipeshkvit të Kalkutës Ferdinand Perier, S.J., ajo përshkruan se si zëri që dëgjonte në Eukaristi i jepte asaj planin se çfarë do të bëhej me Misionaret e Bamirësisë.

“Dua misionare indiane – Motra të Bamirësisë – që do të jenë zjarri im i dashurisë mes të varfërve, të sëmurëve, atyre që janë duke vdekur, fëmijëve të rrugëve”, i kishte treguar Jezusi.

Ajo i shkroi këto letra për ta siguruar lejen e Arqipeshkvit Perier për t'iu përgjigjur thirrjes së Jezusit. “Këto dëshira për ta shuar dëshirën për Zotin tonë... rriten me çdo Meshë dhe Kungim të Shenjtë,” shkruante ajo.

Kur më në fund Nënë Tereza e mori bekimin e arqipeshkvit dhe filloi shërbimin e saj në lagjet e varfra më 17 gusht 1948, Eukaristia vazhdonte të ishte burimi i forcës së saj.  “Nëse e kemi Zotin tonë në mesin tonë – me Meshë të përditshme dhe Kungim të Shenjtë, nuk kam frikë aspak për motrat apo veten,” i shkruante ajo Arqipeshkvit Perier. “Ai do të kujdeset për ne. Por pa të unë nuk mund të jem – jam e pazonja.” Për Nënë Terezën, Eukaristia ishte një shenjë e gjallë e dashurisë dhe e kujdesit të Zotit për të.  “Kur Jezusi erdhi në botë, ai e deshi aq shumë atë, saqë e dha jetën e vet për të. Ai dëshiroi ta shuante urinë tonë për Zotin.

Dhe çfarë bëri ai? U bë Buka e Jetës. U bë i vogël, i brishtë dhe i pambrojtur për ne. Copa e bukës mund të jetë kaq e vogël saqë edhe një foshnje mund ta përtypë, edhe një person që është duke vdekur mund ta hajë.” Dashuria që Zoti e tregoi për botën në Jezusin – në vetëflijimin e tij në kryq dhe dhuratën e tij të vazhdueshme të vetes në Eukaristi – u bë masa për dashurinë që ajo besonte se të gjithë duhet ta kemi. “Ashtu si Jezusi që lejon të thyhet, të na jepet si ushqim, edhe ne duhet ta thyejmë, ta bashkëndajmë me njëri-tjetrin.”

 

 titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder <

webmaster