ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

Kampionati Don Bosko 2010!

 

 

 

“Lozni kërceni, gëzoni.. veç mos bëni mëkate “don Bosko

Është bërë tashmë zakon që për festën e Don Boskos, përveç momenteve të lutjes e të festës me te rinjtë e qendrave tona dhe me besimtarët, dy qendrat saleziane: “don Bosko” e etërve salezianë dhe “Maria Ndihmëtare” e motrave saleziane, të organizojmë një Kampionat ne tre sporte: volejboll, futboll dhe basketboll, duke ftuar të gjitha shkollat e Qytetit. Sivjet morën pjesë 60 skuadra në këto sporte (rreth 15 shkolla të qytetit), të ndara në disa kategori, konkurronin për 11 kupa. Tashmë është viti i pestë që e organizojmë në rang qyteti me aprovim edhe të Drejtorisë Arsimore. Qëllimi ynë është që të krijojmë mundësi për të rinjtë të praktikojnë një sport të pastër, ku e rëndësishme nuk është të fitojmë, por të japim maksimumin, ku ndërtohet një shpirt skuadre dhe pjesëmarrjeje në ambientet ku ata jetojnë, por edhe  krijohen mundësi për t'u bërë miq me shokë e shoqe të reja.

Për ne organizatorët, animatorët, arbitrat, janë momente lodhjeje, por vazhdojmë ta ripropozojmë sepse besojmë fort në këto vlera: bashkëpunim, gëzimi, drejtësia. Çdo vit pasi mbaron ky kampionat që zgjat një muaj e gjysmë, me nga 4-5 ndeshje çdo ditë (futbolli ose volejbolli) themi: Edhe Don Bosko do ta bënte! Ia vlen!

Përfitoj nga rasti për të përshëndetur të gjithë sportistët, mësuesit, për të falënderuar drejtorët e shkollave që nxisin një pjesëmarrje të tillë!

E mbyll këtë rubrikë të shkurtër me fjalët e një sportisti në fund të kampionatit: “Ju faleminderit që na krijoni mundësi të tilla!”

Vërtet e mendoj shpesh: sikur të kishte më të shumta!! Le të mos ndalemi përpara vështirësive, le t'u ofrojmë të rinjve mundësi të shëndosha për t'u rritur! Ata i presin edhe pse shpesh nuk e shprehin!

“Një dëshirë të vetme kam: t'ju shoh të lumtur tani dhe në amshim!”, t hoshte Don Bosko të rinjve!

 

 Motër Teuta Buka BMN

  

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder <

webmaster