|
|
Të shtunën, dt.
20 mars 2010, u kremtua Udha e Kryqit në Malin Tarabosh. Kjo
përshpirtëri është një iniciativë e grupit të rinisë katolike
“Mësues Ku Banon” i Famullisë së Shën Shtjefnit, Shkodër. Çdo
vit të rinj nga e gjithë dioqeza bashkohen dhe përkujtojnë
mundimet dhe vuajtjet e Krishtit. Të rinjtë mbajnë kryqin dhe në
lutje e fiksojnë shikimin e tyre tek po ai simbol që i solli
botës shpëtimin. Udhën e kryqit si çdo vit e udhëhoqi dom
Gjovalin Sukaj, i cili edhe i ftoi të rinjtë që të zbulonin
bukurinë e Krishtit, bukuri kjo që përfshin jetën dhe na bën të
aftë të dhurohemi.
Edhe pse të
shumtë në numër rinia e përjetoi me shumë kujdes Udhën e Kryqit.
Në këtë përshpirtëri u lut sidomos për thirrjet meshtarake dhe
rregulltare, për shenjtërinë e ipeshkvit dhe të gjithë
meshtarëve.
titujt kryesore |
|