ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

Kumtesat mbi Encikliken “Dashuria ne te verteten”

 

 

 

Si çdo vit edhe sivjet Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër-Pult ka organizuar ciklin e kumtesave mbi enciklikën “DASHURIA NË TË VËRTETËN” (CARITAS IN VERITATE). për një ecje kreshmore, me qëllim që të përgatitemi për të kremtuar një Pashkë plot gëzim, si edhe për të bërë një jetë sa më në përkim me Ungjillin dhe mësimet papnore. Për këtë arsye:

  • më 18 shkurt 2010, Prof. Emiljan Karma mbajti temën: «Globalizimi ekonomik në Enciklikën “Dashuria në të Vërtetën”»;

  • më 25 shkurt 2010, Atë Lello Lanzilli S.I. na drejtoi në reflektimin: «Zhvillimi i popujve: një çështje që ka të bëjë me të drejtat dhe detyrat»;

  • më 4 mars 2010, në orën 16.30, Dom Lorenzo Rossetti bëri ndërhyrjen: «Familja njerëzore dhe zhvillimi i popujve»;

  • më 11 mars 2010, Imzot Angelo Massafra O.F.M. zhvilloi temën: «Doktrina Shoqërore Katolike sqaron natyrën e vet» dhe «Marrëdhënia midis dy Enciklikave: “Hyji është Dashuri” dhe “Dashuria në të Vërtetën”».

Të gjitha kumtesat, të cilat u mbajtën në Famulli, pranë sallës Kardinal Mikel Koliqi, u hapën me nga një këngë kreshmore, intonuar nga Maestro Lukë Mlluga.

Prania e besimtarëve qe e shumtë, shumica ishin të rinj, në veçanti studentë universitarë.

Në fund të çdo kumtese të pranishmit patën mundësi të ndërhynin për të bërë herë ndonjë pyetje dhe herë të tjera ndonjë reflektim.

Gjithçka kontribuoi për të krijuar një klimë të ngrohtë, vëllazërore dhe për të lindur te të pranishmit dëshirën për ta bazuar dashurinë në të vërtetën.

Të shtunën me datë 6 mars 2010 në orën 9.30 në Sallën e Madhe të Universitetit Zonja e Këshillit të Mirë u organizua një simpoziumi mbi Enciklikën ekonomike e Papës Benedikti XVI “Caritas in Veritate” (Dashuri në të vërtetë). Ky simpozium organizohet nën kujdesin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe të Karitasit kombëtar të Shqipërisë.

Enciklika është një pikë referimi doktrinore, që mbart firmën e autoritetit të Papës aktual, me anë të të cilit të krishterët shikojnë sfidat e globalizimit të teknikës dhe të krizës ekonomike planetare. Lidhja ndërmjet ekonomisë dhe etikës, qendërsia e personit në procesin e zhvillimit ekonomik, ndihma që ekonomitë e forta duhet t'u japin popujve të varfër për një zhvillim global dhe integral, solidariteti planetar, krijimi i një autoriteti botëror që garanton rregullat për të gjithë, janë temat që përshkojnë këtë dokument. Kanë referuar njerëz të cilët janë ekspertë në doktrinën shoqërore të Kishës dhe në shkencën ekonomike, qoftë nga Kisha Katolike, qoftë nga shoqëria civile si edhe nga Universiteti I Tiranës.

Kanë qenë të pranishëm Autoritetet më të larta të Kishës Katolike në Shqipëri si dhe Nunci Apostolik në Tiranë, Imzot Ramiro Moliner Ingles, i cili ka sjellë një përshëndetje në emër të Atit të Shenjtë Benedikti XVI.

Simpoziumi u nda në dy sesione dhe u mbyll brenda paradites i ndjekur edhe nga një kokteil i përgatitur për rastin.

Loreta Tomaj

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder <

webmaster