ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

Meshe falenderimi per  Ate Sergio la Forgia

 

 

 

Të dielen e katërt të krezhmeve, Ipeshkëvi Imzot Lucjan Avgustini ka kremtuar Meshën  në famullinë e Shën Mëhillit në Nënshat. Kjo meshë ishte meshë falenderimi për misionarin italian Atë Sergio La Forgia, i cili do marrë një “vit sabatik”- pushimi  shpirtëror-fizik, në bashkësinë e etërve Kapuçinë në Itali. Imzot Lucjani ka falenderuar Atë Sergion për punën dhe misionin e tij gjatë këtyre viteve në shërbim të Krishtit dhe të Kishës.

Pas lirisë fetare Atë Sergio është ndër misionarët e parë që erdhën në Shqipëri. Ka 17 vite që shërbeu, punoi dhe rindërtoi Kishën në Dioqezën e Sapës. Gjatë gjithë viteve  Atë Sergio  nuk kurseu as veten, duke bërë që Kisha dhe besimtarët e saj të rriten qoftë në aspektin shpirtëror, ashtu edhe në atë shoqëror, social dhe ekonomik. Me mbështetjen e bashkësisë së tij, ai bëri të mundur të ndërtojë Kuvendin e etërve Kapuçinë në Nënshat, Kishën e Shën Palit dhe Pjetrit në Hajmel, Kishën e Shën Mëhillit në Kryezi, dhe disa objekte të tjera. Falënderojmë Zotin që e patëm Atë Sergion në mesin tonë për kaq vite me radhë dhe shpresojmë se pas një viti do të jetë sërish mes nesh.

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder <

webmaster