ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

Ne Krishtin jemi: Mbreter, Meshtare, Profete!

 

 

 

Ishte kjo tema e ditës së 2 shkurtit, festës së Jetës së Kushtuar, e cila u kremtua në praninë e një numri të madh rregulltarësh e rregulltaresh. Këtë vit, së bashku, kemi reflektuar mbi Jetën e Kushtuar në dritën e shugurimit pagëzimor, përmes të cilit jemi bërë meshtarë, mbretër dhe profetë në Krishtin. Ligjëruesit na nxitën që të bëhemi më të vetëdijshëm për këtë mision të trefishtë: të punojmë në ndërtimin e Mbretërisë së Hyjit në botë, ta ofrojmë vetveten për të tjerët dhe të jemi ndërgjegjja kritike në emër të Jezu Krishtit dhe ta dëshmojmë Atë me jetën tonë. Gjatë homelisë, ipeshkvi na ftoi që të mësojmë nga Virgjëra Mari që t'ia rikthejmë Zotit çdo gjë që bëjmë dhe ta lusim Shpirtin Shenjt i cili na frymëzoi që ta ndërmarrim këtë rrugë dhe na mbështet që ta vazhdojmë atë, të na e japë gëzimin dhe entuziazmin fillestar, i cili për shkak të shkaqeve të ndryshme, shpeshherë na mungon.

“Kjo është festa e takimit me Hyjin” – theksoi ipeshkvi. “Hyji vjen për ta takuar njeriun dhe njeriu shkon për ta takuar Hyjin, por nisma është gjithmonë e Hyjit. Jezusi  u bë njeri që ne të bëhemi si Hyji”.

Festa përfundoi me tryezën vëllazërore të shtruar nga kontributi i të gjithëve. Urojmë që të gjithë ne të mund të jemi të ngjashëm me Jezu Krishtin dhe, sikurse Ai, ta kryejmë vullnetin e Hyjit deri në fund.

 Atë Artan Seli

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder <

webmaster