|
URIA E NËNË
TEREZËS PËR HYJIN
Nënë
Tereza, e cila e zbuloi Jezusin në bukën dhe verën e Eukaristisë
dhe në paraqitjen e dhimbshme të të varfërve, na fton qe edhe ne
të bëjmë të njëjtën gjë.
Një
ditë Nënë Tereza mori një grua nga rrugët e Kalkutës. Trupi i
saj ishte plot plagë të hapura të mbushura me çimka. Nënë Tereza
e lau me durim, e pastroi dhe ia lidhi plagët. Gruaja bërtiste
gjithë kohës me fyerje dhe kërcënime. Nënë Tereza vetëm
buzëqeshte.
Më në fund,
gruaja hungëroi, “Motër, përse e bën këtë?
Askush nuk sillet si
ju. Kush ju ka mësuar?”
Ajo thjesht u përgjigj, “Zoti im më ka mësuar.” Kur gruaja e
pyeti se kush ishte ky zot, Nënë Tereza e puthi në ballë dhe i
tha: “Ti e njeh Zotin tim. Zoti im quhet dashuri.”
Kjo ishte një e vërtetë e thjeshtë të cilën e jetonte Nënë
Tereza. Ishte një fe e ushqyer dhe e ripërtërirë çdo ditë në
Eukaristi. “Mesha është një ushqim shpirtëror që më forcon – pa
të nuk do të kaloja një ditë apo një orë të vetme në jetën
time”, thoshte ajo.
Eukaristia ishte thelbi shpirtëror që e bashkonte jetën e saj
mistike të lutjes me pëshpirtërinë e saj të përditshme për të
varfrit dhe të dëbuarit. Vizitorët në shtëpinë e saj për të
sëmurët në prag të vdekjes në Kalkutë shpesh çuditeshin që
ndalesa e tyre e parë ishte kapela eukaristike. Jezusi, do t'u
tregonte ajo, ishte “Zotëria i shtëpisë” – dhe prania e tij
ishte arsyeja e punës së saj.
Ky ishte një nga mësimet e saj më të rëndësishme – që ne, ashtu
si të krishterët e parë, shohim lidhjen e fshehtë mes pranisë së
Krishtit nën paraqitjen e bukës dhe verës dhe pranisë së tij në
të varfër. “Në Meshë e kemi Jezusin në praninë e bukës, ndërsa
në lagjet e varfra e shohim dhe e prekim Krishtin në trupat e
thyer, në fëmijët e braktisur,” thoshte ajo.
Vetëdija e thellë e saj për këtë “prani të dyfishtë” të Krishtit
u njoh nga Papa Gjon Pali II më 19 tetor 2003, kur ai shpalli
atë E Lumja Terezë e Kalkutës para një turme prej 3000 000
vetash të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit.
Procesi që çoi në lumturimin e saj na ka ndihmuar që të shohim
se pse Eukaristia ishte në qendër të punës së saj që në fillim.
titujt kryesore |