|
“Nevojat edukative - Formimi I
mësuesve”: është tema e një seminari për mësuesit e kopshtit dhe
të 9-vjeçares e cila u zhvillua nga data 5-6 shkurt 2010 pranë
Seminarit ndërdioqesan në Shkodër.
Iniciativa e këtij seminari ka
qenë propozuar dhe nxitur nga Lumsa (Libera Università Maria
Assunta) me rastin e 70 vjetorit te themelimit të saj dhe e
realizuar në bashkëpunim me komisionin shtetëror të shkollës
katolike. Para disa viteve ky Universitet me një frymëzim të
fortë katolik kishte manifestuar ndjeshmëri dhe miqësi përballë
shkollave katolike në Shqipëri duke organizuar kështu azhurnime
për mësues. Kanë marrë pjesë më shumë se 120 mësues të ardhur
mbi të gjitha nga shkolla të dioqezës Shkodër-Pult dhe të Lezhës
dhe përfaqësues nga dioqeza e Tiranë-Durrës. Seminari ka
zhvilluar temat e mëposhtme:
Edukimi si humanizëm. Problemet
edukative në dritën e këndvështrimit të krishterë Sfidat e
edukimit në modernizmin e vonë. Relacionet didaktike
Formim për një “governante
transfrontaliera” përmes ndërhyrjeve të shkëlqyera dhe
kualifikuese të docentëve të Lumsa: Prof.sa Carmela Di Agresti,
Prof. Raniero Regni, Prof. Italo Fiorin, Prof. Andrea Ciampani.
Edhe puna e bërë në grupe mes
mësuesve ka qenë moment i rëndësishëm për një shkëmbim dhe
ballafaqim mbi këto tema aktuale e urgjente të Nevojës edukative
që jemi duke jetuar në forma të ndryshme, edhe këtu në Shqipëri.
Të gjithë pjesëmarrësit kanë vlerësuar rëndësinë e këtij
seminari dhe kanë shprehur dëshirën për të vazhduar më tej këtë
ecje për ti dhënë një cilësi edukative shkollave tona në shoqëri.
Mt Karla Meschini
FMA
titujt kryesore |