|
|
Në prag të festës së Zojës
Nunciatë, me datën 13 mars 2010, Legjionarë të Marisë,
pjesëmarrës nga të gjitha famullitë e Dioqezës së Sapës,
zhvilluan një ditë takimi dhe lutjeje në nder e lavd të Zojës.
Në Katedralen e Lumja Nënë Tereza në Vau-Dejës Imzot Avgustini
kremtoi Eukaristinë, dhe ftoi të gjithë legjionarët që nëpërmjet
Zojës, Nënës sonë të mund të gjejmë bukurinë dhe madhështinë që
Zoti na ka dhuruar dhe të përjetojmë lumturinë në të cilën
secili prej nesh është i thirrur të marrë pjesë. Gjatë këtij
kremtimi, në fjalën e rastit Imzot Lucjani u ndal në rolin dhe
rëndësinë e Zojës nënë. Që të flasësh për të nuk mjafton kurrë,
tha ai, sepse asnjë krijesë nuk është më e bukur se Virgjëra
Mari; asnjë krijesë nuk i ka kënduar jetës më mirë se Virgjëra
Mari; asnjë krijesë nuk është më e lumtur dhe nuk nderohet e
lutet si Virgjëra Mari. Është kjo virgjër, e cila nëpërmjet
lajmit të Engjëllit pranoi në zemër dhe në trup Fjalën e Zotit
dhe i solli botës Jetën dhe pranohet e nderohet si Nëna e
vërtetë e Hyjit dhe Shëlbuesit.
Më pas të gjithë legjionarët bënë
ribetimin sipas formulës që paraqet manuali i legjionit të
Marisë, duke i premtuar Zojës se do të jenë gjithnjë afër saj
nëpërmjet përvujtërisë, lutjes dhe përshpirtërisë në mënyrë që
të përputhet jeta jonë me atë të Krishtit.
Violeta
Marashi
titujt kryesore |
|