|
Me datë 21shkurt 2010 u bё
përkujtimi i 1-vjetorit tё vdekjes se imzot Zef Simonit. Me kёtё
rast u bёnё lutje nёpёr bashkёsitë e ndryshme dhe u kremtua
mesha e shenjtë pёr shpirtin e tij. Po ashtu nё sallёn Kard
Mikel Koliqi u zhvillua njё aktivitet përkujtimor, ku mori pjesë
Imzot Angelo Massafra dhe meshtarë e besimtarë tё ndryshëm.
Gjatё aktivitetit u kënduan këngë të përshpirtshme nga grupet e
famullisë sё Shën Shtjefnit: ato tё korit tё grave dhe tё Nёnë
Terezës.
U sollën kujtime dhe vuajtje tё
Imzot Zef Simonit gjatё viteve tё persekutimit. Arqipeshkvi na
solli kujtimet më të bukura që kishte përjetuar me Imzot Zefin
dhe na la si porosi qё t'i kujtojmë nё mёnyrё qё brezat e
ardhshëm tё dinë se çfarё ka vuajtur kisha katolike sё bashku me
martirët tanё.
titujt kryesore |