|
BARITORJA PËR SHQIPTARËT NË ITALI
Migrantes, sektori
i Konferencës ipeshkvnore të Italisë që merret me emigrantët ka
bërë me datën 22 maj 2008 një seminar “mbi baritorën për
shqiptarët në Itali”.
Ishin të pranishëm
të gjithë Ipeshkvinjtë e Shqipërisë, Përgjegjësit e sektorit:
Mons.
Piergiorgio
Saviola, Drejtor i Përgjitshëm dhe Dom Pasquale Ferraro,
përgjegjës për emigrantët shqiptarë dhe meshtarët, motrat, laikë
që janë angazhuar për baritoren ndaj shqiptarëve.
Mons. Saviola bëri
një relacion shumë interesant dhe historik për punën e bërë duke
falënderuar Ipeshkvinjtë, meshtarë, motrat dhe besimtarët
shekullarë. Më 25, të dielen, pëse Ipeshkvinj shkuan në Genacano
tek shenjtërorja Nëna e Këshillit të Mirë, ku kremtuan Meshën me
shqiptarë të mbledhur në dielën e fundit të majit, zakon që ka
vite që zhvillohet.
Imzot Massafra
shkoi në Varese, i ftuar nga Atë Aurelio ofm, për të pagëzuar 9
të rinj dhe krezmuar 30 të rinj shqiptarë, të përgatitur nga
Atë Aurelio, i cili shkon një herë në muaj në Varese nga Roma,
ku qëndron për studime.
titujt kryesore |