|
|
ÇMIMI “LUCERNA 2007”
Me datën 16 maj
2008, në orën 18. 00, “Comunità l'Incontro” e Kastelanetës
(Itali) organizoi takimin “Çmimi Llambë vaji 2007” me
koordinator Z. Walter Baldacconi. Ky takim u zhvillua pranë
qendrës baritore “Lumen Gentium” të Kastelanetës. Në hapjen e
këtij takimi përshëndeti Av. Italo D'Alessandro, Kryetar i
Bashkisë së Kastelanetas. Pastaj u vijua me ligjëratën e mbajtur
nga një përfaqësues i “Comunità l'Incontro”.
Pastaj u vazhdua
me dhënien e çmimit “Llambë vaji 2007” i cili iu dha Motër
Gjelina Nikolli (Motrat Vizionare të Zemrës së Shenjtë); Motër
M. Gaetana Triggiani (Motrat e Dashurisë së Zojës së Papërlyer
nga Ivrea); Motër Patriek (Motrat Vizionare të Bamirësisë,
themeluar nga e Lumja Nënë Tereza e Kalkutës); Motër Luigina
Santoro (Motrat Apostulle të Zemrës së Shenjtë). Një çmim i
tillë iu dha edhe Z. Prof. Tritan Shehu, President i Komisionit
Parlamentar i “Çështjeve Sociale, të Punës dhe të Shëndetësisë”,
i Parlamentit të Shqipërisë.
Pastaj u vazhdua
me ndërhyrje të tjera siç ishin ajo e Z. Genc Pollo, Ministër i
Arsimit dhe Kërkimit shkencor të Qeverisë shqiptare. Pas tij u
vazhdua me ligjëratën e Sh. T. Imzot Angelo Massafra,
Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult, për të përfunduar me
përshëndetjen e Sh. T. Imzot Pietro Maria Fragnelli, ipeshkëv i
dioqezës së Kastelanetës.
titujt kryesore |
|