|
DITA XLV BOTËRORE E THIRRJEVE
Ditën e premte më
11 prill 2008, ora 17.00, është organizuar në Katedralen e
Shkodrës një vigjilje lutjeje me rastin e ditës XLV botërore të
Thirrjes. Lutja është udhëhequr nga Imzot Angelo Massafra,
Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult, i shoqëruar edhe nga dom
Gjovalin Simoni, përgjegjës për thirrjet. Ishin të pranishëm
shumë të rinj pothuajse nga të gjitha famullitë e dioqezës sonë.
Vihej re qartë
dëshira e të rinjve për të bashkëpunuar me planin e Zotit dhe
për t'iu përgjigjur Atij “Ja ku jam o Zot në rrugën që Ti po më
thërret”.
Në homelinë e
mbajtur me këtë rast Imzot Angelo Massafra theksoi se vetëm kur
në familjet tona me anë të lutjes dhe të shembullit të martirëve
tanë do të ndizet dëshira për t'i shërbyer Zotit, atëherë do të
kemi vajza e djem të gatshëm e të mbështetur nga familja për
t'iu përgjigjur “Po” Zotit.
Duke qenë të
sigurt se Zoti do t'i dhurojë gjithmonë Kishës së vet barinj
sipas zemrës së Tij, le ta lusim Atë që sa më shumë të rinj e të
reja t'ia hapin zemrën Atij që është Udha, e Vërteta dhe Jeta.
Dom Gjovalin
Simoni
titujt kryesore |