ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

 

DITA E RINISE

 

 

Me datën 15 mars 2008, u festua në dioqezën Shkodër-Pult dita e rinisë. Si çdo vit, në dioqezën tonë kjo ditë festohet të shtunën që i paraprin së Dielës së Larit. Po ashtu sikurse në të gjitha takimet e viteve të tjera, edhe këtë vit pjesëmarrja ishte mjaf e madhe dhe e hareshme.

Programmi filloi me kremtimin e Meshës së Shenjtë në Katedralen e Shkodrës, duke qenë se ajo ishte shpallur edhe Kishë Jubilare për një periudhë disa muore, Meshë që u kryesua nga Sh. T. Imzot Angelo Massafra. Pas Meshës së Shenjtë të rinjtë u shpërndanë në katër zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës ku, për secilin grup, ishte organizuar një program i posaçëm. Ishte kjo një ditë ku rinia e dioqezës sonë pati mundësinë ta shijonte më nga afër ëmbëlsinë dhe kuptimin që i jep jetës takimi i përnjëmendtë me Krishin.

Pastaj me datë 31 maj ishte  dita kombëtare e rinisë e cila u zhvillua në Lezhë, ku patën mundësinë që, përreth Krishtit, të takoheshin të rinjtë nga gjithë dioqezat e Shqipërisë.

 

 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster