|
FALËNDERIMI I SH. T. ANGELO MASSAFRA
NË PËRFUNDIMIN E SEMINARIT STUDIMOR
Jemi në mbarim të
Kohës Jubilare me rastin e 150-vjetorit të bekimit të gurit të
parë të këtij tempulli të Zotit, kushtuar Shën Shtjefnit
Protomartir.
Falënderoj Dom
Gjovalin Sukaj për përgatitjen e seminarit dhe të gjithë
kumtuesit, si edhe ju, të dashur pjesëmarrës, që jeni në këtë
sallë. Sot mund të jemi krenarë për katedralen tonë, falë punës
së shumë njerëzve.
Falënderoj:
Besimtarët
katolikë shkodranë që me këmbëngulje kërkuan ndërtimin e kësaj
katedraleje; Imzot Ivan Topič, Ipeshkvi që bekoi gurin e parë,
me meshtarët dhe Ipeshkvijtë e famullitarët që me radhë kanë
shërbyer në këtë kishë; Sulltanin, për lejen dhe Guvernatorin e
asaj kohe; Konsullin austriak - arkitekti; Arkitektin shkodran
Kolë Idromeno; Bamirësit shkodranë dhe të huaj; Të gjithë
punëtorët nga fillimi e deri tani; Kardinalin Ivan Dias, i cili
qe i pari Nunc në Shqipëri pas diktaturës komuniste dhe që
mbështeti restaurimin e Katedrales.
Dëshiroj të
përmend me përzemërsi dhe me respekt paraardhësin tim Imzot
Frano Illia, si edhe Imzot Zef Simonin dhe Kard. Mikel Koliqin;
Papa Benediktin XVI për Jubileun dhe për ndjesën e plotë;
falënderoj Korin e Kapelës Sistina; falënderoj Eminencën e Tij,
Kardinalin Franc Rodè për kushtimin që u bë më 12 janar 2008.
Në përfundim të
kësaj kohe jubilare më lejoni të falënderoj edhe ata që në
mënyra të ndryshme janë angazhuar me qëllim që e gjithë Dioqeza
të mund t'i gëzonte hiret që Zoti na ka dhuruar. Janë shumë
persona dhe me siguri nuk mund t'i kujtoj të gjithë.
Çdo vit më 12
janar do të kremtojmë në Kryedioqezën tonë solemnitetin e
shugurimit të Katedrales.
Me zemrën plot
mallëngjim, mirënjohje e me ndjenjat e një gëzimi të thellë uroj
që Katedralja jonë, Kishë-nënë e Dioqezës, të shfaqë e të
realizojë gjithnjë e më shumë “bashkimin” e Kishës sonë lokale.
†
Angelo Massafra
titujt kryesore |