|
|
FAMILJA, ARTIKULLIM I DIALOGUT
Nga data 28 shkurt
deri më 2 mars në Sofie-Bulgari është zhvilluar takimi i tetë i
presidentëve të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës Jug-Lindore,
kushtuar temës së familjes. Përtej përmbajtjeve, vetë ngjarja
meriton vëmendje: për aftësinë organizative të shprehur nga
Imzot Ch. Proykos dhe të konferencës së tij të vogël
ipeshkvnore, që me këtë rast ka ditur të aktivizojë bashkëpunime
të çmueshme të vullnetarëve e të universitetit; për vëmendjen e
kushtuar nga ana e bashkësisë ortodokse (delegacion i udhëhequr
nga Metropoliti Dometiyan) dhe asaj myslimane (prania e Imamit);
për veprimtarinë diplomatike të zhvilluar nga Imzot G. Lenza (në
nisje për Irlandë), që kulmoi me vizitën tek presidenti
Pãrvanov, me ftesë të këtij të fundit.
Titulli -
«Përgatitja e të fejuarve dhe shoqërimi shpirtëror i të
martuarve» - vazhdonte reflektimin e filluar vitin e kaluar në
Oradea (Rumani) dhe kishte për qëllim që të paraqiste një afrim
projektues ndaj kësaj çështjeje, duke qenë se në këtë rajon të
Evropës, më shumë se në të tjerat, familja është një vend
simbolik dhe ekzistencial i dialogut. Në fakt katolikët janë
minorancë në vendet e përfaqësuara, nganjëherë e paktë dhe
prandaj martesa është në shumë raste e përzier, mes kishash të
krishtera të ndryshme dhe besimesh të ndryshme.
Fenomeni i
intereson gjithnjë e më shumë edhe pjesës tjetër të Evropës për
shkak të flukseve emigruese. Martesat e përziera «janë një
chance i veçantë për dialogun ekumenik dhe ndërfetar, por edhe
një vend ku dalin në pah probleme që duhen përballuar
seriozisht. Për martesat mes katolikëve, ortodoksëve dhe
protestantëve është baza e përbashkët e fesë së krishterë, por
mungon vizioni teologjik i njëjtë rreth sakramentalitetit të
martesës.
Për martesat mes
katolikëve dhe jo të krishterëve, sidomos myslimanëve,
ekzistojnë rreziqet e humbjes së fesë për bashkëshorti/ten e
krishterë, e të përfunduarit në indiferentizmin fetar, e
ndarjeve, e varjes nga familjet, e imponimeve që shpesh bien mbi
gruan, e izolimit të grupit etnik vetjak, e humbjes së
identitetit dhe të çorientimit në edukimin e fëmijëve»
(Komunikata përfundimtare).
Nga Revista “Il
Regno”
titujt kryesore |
|