|
|
KISHA E SHNA NDOUT NË RRAFSH KULLAJ (Vrakë)
Jemi në pikën e
thënë si Rrafsh Kullaj, komuna Gruemire, rrënojat e Shën
Gjinit. Gjatë 13 të martave të Shna Ndout dhe me datën 13
qershor, dita e festës së këtij Shenjti të madh këtu kemi një
kremtim krejt të veçantë.
Abacia e vjetër
benedektine, që ekzistonte në vitin 1000, e lënë nga murgjit, ka
mbetur dhe është përdorur si kishë qysh rreth një shekull më
parë. Aty ngrihej edhe një këmbanare e madhe prej guri, të cilës
tani i ka mbetur vetëm një pjesë e saj. Në rrënojat e mbetura të
ndërtesës së kësaj abacie, tani pritet të zhvillohet edhe një
kërkim arkeologjik, e për të këtë po interesohet Universiteti i
Barit të Italisë dhe, mbase, edhe ai i Vjenës. Si pikë referimi
fetar ka mbetur si traditë të shkohet në këtë vend të shenjtë
për të kërkuar ndërmjetësin e Sha Ndout gjatë 13 të martave dhe
mbi të gjitha në ditën e festës së Shenjtit.
Të gjitha
kremtimet bëhen nën qiellin hapur, ngaqë aty nuk është ngritur
një kishë, por veç një strehë e vogël poshtë se cilës është
vendosur altari. Lutet Rruzarja e shenjtë duke e kënduar, luten
shumë uratë tradicionale, shumë lutje personale dhe shumë
besimtarë pajtohen me Zotin në sakramentin e Rrëfimit.
Të nxitur edhe nga
Imzot Angelo Massfra, priftërinj të ndryshëm vijnë aty me radhë
për kremtimin e Eukaristisë dhe shumë të tjerë për rrëfime.
Përpara Meshës është gjithmonë katekizmi i mbajtur nga një motër
së bashku edhe me laikë. Edhe pse ka vështirësi kur bie shi, kur
ka erë të fortë, kur dielli i majit dhe qershorit djegin tepër,
besimtarët që vijnë këtu prapëseprapë janë të shumtë. Ata kanë
shpresë tek ndërmjetësia e Shna Ndout, marrin pjesë me shumë
përshpirtëri në Meshën Shenjtë - sidomos duke marrë edhe
kungimin shenjtë, i cili i forcon në besim - për ta dëshmuar
pastaj në familjet e tyre, në punë, në shkollë dhe në çdo moment
të jetës.
titujt kryesore |
|