ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

 

MOTRAT E “FAMILJES SË SHENJTË”10 VJET NË SHQIPËRI

 

 

Ne, Motrat e “Familjes së Shenjtë” (Motër Lucina, Motër Clemens dhe Motër Isolina), që prej 10 vitesh tashmë punojmë në famullinë Rranxa-Bushat të dioqezës së Shkodrës. Ndaj kemi dashur që t'i kushtojmë një ditë falënderimi Zotit për të gjitha të mirat dhe hiret që kemi marrë në këtë hark kohor.

Me datën 7 qershor 2008, në Meshën solemne të falënderimit, të kryesuar nga Arqipeshkvi ynë Imzot Angelo Massafra në bashkëkremtim me famullitarin dom Alessandro, me atë Subash dhe me dom Sharbel, kemi lartësuar himnin e lavdërimit dhe lavdisë ndaj Hyjit, dhurues i çdo të mire.

Së bashku me ne ishin të pranishme edhe Nëna e Përgjithshme Motër Ausilia, zëvendësja e saj Motër Anna Maria, znj. Graziela, motra e Motër Ausilias, motra të bashkësive të tjera rregulltare, seminaristë, si edhe shumë persona të tjerë të ardhur nga fshatra të ndryshëm. Ishte një rast i mirë për ta ndier edhe një herë përzemërsinë e tërë bashkësisë famullitare, jo vetëm karshi nesh, por edhe karshi Nënë Ausilias, e cila në këto ditë festoi 50 vjetorin e jetës së kushtuar, si edhe për Motër Isolinën që festoi 25 vjetorin e kushtimit të saj ndaj Hyjit.

Pas kremtimit eukaristik, të pranishmit ndoqën një dokumentar të shkurtër që fliste rreth veprimtarive tona në këto 10 vite. Më pas Imzot Angelo Massafra bekoi truporen e Zojës së Bekuar të cilën Kongragata jonë ia dhuroi kësaj famullie. E falënderojmë përzemërsisht famullitarin tonë për koktejin e ofruar pas kësaj ceremonie si dhe të rinjtë për festën shumë të bukur që kishin organizuar.

Lutemi që e mira e dhuruar dhe e marrë të sjellë frytet e saja.

 

Motër Clemens

 

 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster