|
MUAJI I MAJIT NË SHENJTËROREN E ZOJËS SË KËSHILLIT TË MIRË
Në shenjtëroren e
Zojës gjatë gjithë vitit vazhdimisht vijnë besimtarë nga qytete
dhe fshatra të ndryshëm për t'u lutur, shpesh edhe jo të
krishterë. Por më së shumti është në muajin maj, muaj që Kisha
ia Kushton Zojës së Bekuar, që besimtarët dynden në ambientet e
kësaj shenjtëroreje edhe më shumë, duke ndjekur Meshën e Shenjtë
dhe lutjet e tjera me shumë përshpirtëri. I luten Nënës
qiellore për nevojat e ndryshme që ato kanë.
Shpesh vijnë edhe
grupe besimtarësh të organizuar nga famulli të ndryshme, nga
shkolla, nga shoqata etj.
Por më fort me
këtë shenjtërore besimtarët i lidh historia e gjallë: shumë prej
tyre flasin për mrekullitë dhe hiret e shumta që i kanë marrë
prej Zotit me ndërmjetësinë e Zojës Mari, e kështu ka ndodhur
edhe atëherë kur këtë shenjtërore diktatura e kishte kthyer në
rrënoja.
Gjatë muajit maj
në këtë shenjtërore, ku shërbejnë çdo ditë Bijat e Dashurisë
Hyjnore, kishte Meshë çdo ditë në orën 18. 00 ndërsa të shtunave
shtohej edhe Mesha e orës 8. 30. Gjatë Meshës shumë besimtarë
merrnin edhe sakramentin e Rrëfimit. Por edhe gjatë gjithë
ditës shpesh deri në orë të vona të mbrëmjes aty gjen
besimtarë që rrinë në lutje tek këmbët e Nënës sonë.
Sa shumë njerëz
në katër anët e botës i afrohen Jezu Krishtit pikërisht
nëpërmjet ndërmjetësimit të kësaj gruaje të shenjtë. Me të
drejtë shumë shenjtër thonin: “Ad Iesum per Maria” (tek Jezusi
nëpërmjet Marisë).
Motër Leonarda
Përgega
titujt kryesore |