ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

 

NDËRROI JETË ATË FRANCESCO BOTTA S.I.

 

 

Vdekja e Atë Francesco Botta na prek dhe do të lërë një kujtim tek të gjithë ata që e kanë njohur. Gjatë sëmundjes së tij qenë të dukshme shenjat e qetësisë, vendosmëria, këmbëngulja, përshpirtëria, ndjenja e detyrës deri në çastin e fundit.  Udhëtimi i tij kohët e fundit në Tokën e Shenjtë, i ndërprerë për shkak të një përkeqësimi të sëmundjes, udhëtimi i tij akoma më i vonët në Rumani, për të vizituar Shtëpinë - Familje, për të cilën

kujdesej personalisht, por edhe ky i ndërprerë para kohe, janë shfaqjet e jashtme të vullnetit të tij për të mos hequr dorë deri sa kjo të ishte për të e mundur.

Ai ishte njeri shumë bujar me aftësi të theksuara apostolike, marrëdhëniesh dhe komunikimi.

Atë Francesco Botta u lind në Santulussurgiu (OR), më 29 tetor 1937 dhe në moshën 18 vjeçare hyri në Shoqërinë e Jezusit. Formimi i tij si jezuit u krye në Avigliano, Lonigo, Gallarate, Cuneo, Napoli, Ciampino.

Veprimtarinë e tij apostolike e filloi me organizatën CVX (Bashkësi të Jetës së Krishterë) që në krijimin e saj dhe nga viti 1978 deri në vitin 1987 qe asistenti kombëtar.

Një tjetër kontribut të rëndësishëm e ka dhënë gjatë periudhës 1987 - 1996 si Rektor i Seminarit Ndër-rajonal të Napolit.

Në Shqipëri, 1995 - 2001, ka qenë edhe delegat i Atit Provincial. Përveçse mësoi shqipen gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, gjatë kohës që kjo kalonte një çast të vështirë gjatë vitit 1997, prania e tij pati rëndësi si për bashkësinë e jezuitëve ashtu edhe për mbarë bashkësinë e besimtarëve mes të cilëve jezuitët kryejnë misionin e tyre.

Ai u emërua Epror rajonal i Italisë Qendrore, por pas një viti ai mendoi se detyra e tij ishte të kthehej dhe të ishte i pranishëm në Shqipëri. Pra ai u zëvendësua si Epror rajonal dhe u kthye në Shqipëri për t'iu gjendur pranë popullit shqiptar, ipeshkvit të Tiranës dhe bashkëvëllezërve të tij. Pasi përfundoi kjo periudhë, në vitin 2001 ai kaloi në Cagliari, në rezidencën San Michele, si Epror, Asistent dhe Promotor Rajonal për organizatat katolike CVX dhe MEG. Pas kësaj iu besua një tjetër detyrë e rëndësishme në Romë, si Rektor i Institutit Massimo që nga viti 2005.

Hyri në Shtëpinë e Atit të amshuar më 8 maj 2008 në orën 23.30, në Romë, në vitin e 72-të të jetës, vitin e tij të 53-të si jezuit. Varrimi i tij  bë në Institutin Massimo në Romë, më 11 maj, në orën 14.30.

Mesha u kremtua në Tiranë, në Kishën e Zemrës së Krishtit, ditën e shtunë, më 10 maj, në orën 18.00.

Le ta kujtojmë atë në lutjet tona.

 

Eterit Jezuitë

 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster