ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

 

SEMINAR STUDIMOR

 

 

ë të Katedrales së Shkodrës, dioqeza ka organizuar një takim studimi që kishte për qëllim ta përkujtonte këtë ngjarje dhe domethënien e tij për jetën e katolikëve shkodranë, si edhe për jetën kulturore e shoqërore të qytetit tonë, me vetëdijen se, sipas Shkrimit të Shenjtë, të përkujtosh, nuk është vetëm të sjellësh ndër mend historinë e dikurshme, por të bësh një përkujtim të gjallë për atë, në mënyrë që të mund të falënderohet Zoti për veprat që ka bërë. Pra bëhet fjalë për formën e lutjes së parë të krishterë dhe më themeloren.

Pas përshëndetjes fillestare të administratorit - famullitar Dom Gjovalin Sukaj, fjalën e mori Z. Willy Kamsi, që ilustroi historinë e vuajtur dhe shumë shekullore të dioqezës sonë që nga antikiteti e deri në shekullin e XIX, duke na paraqitur kështu kontekstin historik brenda së cilit është pjekur vendimi për të ndërtuar një katedrale në një Shkodër që ishte nën sundimin otoman. Pastaj i takoi Z. Lec Zadeja që të fliste në mënyrë më direkte për ngjarjet që lidheshin me bekimin e gurit të parë me 7 prill të vitit 1858, për personat që e kanë bërë të mundur një ngjarje të tillë, si edhe për problemet e ndryshme që atyre u është dashur të zgjidhin për të arritur mbarimin me sukses të punimeve në vitin 1865. Z. Zadeja e përfundoi ndërhyrjen e tij duke cekur pak edhe dëmtimet që Katedralja ka pësuar gjatë dy dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit të kaluar.

Gjithsesi një Katedrale nuk është kurrë një monument me qëllim në vetvete, por është në shërbimin e ndërtimit të Kishës, që është bashkësia e krishterë, popull i Hyjit në ecje përgjatë historisë, siç na e ka kujtuar Koncili i Vatikanit II. Dhe i takoi Z. Gjovalin Çuni që të ilustronte disa aspekte të jetës së kësaj bashkësie, që ka njohur jo vetëm forma të ndryshme shoqërizimi fetar, më i rëndësishmi ndër të cilët patjetër që ishte Veprimi Katolik, por ka bërë edhe që mesazhi i krishterë të hedhë dritë edhe mbi jetën kulturore dhe civile të qytetit e të mbarë vendit nëpërmjet shtypit dhe aktiviteteve kulturore të llojeve të ndryshme. Pastaj iu dha fjala Z. Kolec Çefa që të prezantonte disa figura arqipeshkvijsh të Shkodrës të cilët kanë qenë barinj shumë domethënës të bashkësisë dioqezane, duke u ndaluar në mënyrë të veçantë tek Imzot Guerini, Imzot Mjeda dhe Imzot Çoba.

Me këtë arqipeshkëv të fundit kemi arritur tashmë tek momenti më i vështirë që deri më sot ka përjetuar Kisha në Shqipëri, ai i persekutimit komunist. Ai u ilustrua me shumë efikasitet nga Z. Pjetër Pepa, i cili, duke i kujtuar ngultas disa figura martirësh, ka nënvizuar egërsinë çnjerëzore të këtij persekutimi, së bashku me dëshminë e lartë të besnikërisë ndaj Zotit dhe ndaj Kishës që këta martirë kanë treguar deri në derdhjen e gjakut, që për ne sot mbetet hir dhe premtim për pjellori e njëkohësisht përgjegjësi e madhe e përbashkët dhe personale.

Hir dhe përgjegjësi që karakterizojnë kohën poskomuniste, të ilustruar me efikasitet nga Imzot Lucian Avgustini, ipeshkëv i Sapës dhe ish famullitar i katedrales, nëpërmjet një videoje që i ndihmoi të pranishmit t'i përjetonin sërish me emocion fytyrat dhe rrethanat që lidheshin me hapat e parë të bërë nga bashkësia e krishterë e Shkodrës menjëherë pas rënies së regjimit.

Pastaj fjalën e mori Imzot Angelo Massafra i cili i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, duke na e kujtuar edhe një herë rëndësinë e pasurisë së marrë, fjalë me të cilat ai mbylli edhe këtë takim, në të cilin nderonte edhe prania e Myftisë së Shkodrës Z. Sulejman.

 

Atë Mario Imperatori sj

 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster