|
|
SHUGURIMI I KISHËS “MËSHIRA HYJNORE” – DRAGUSHË
ë në vitin 2000,
nga Papa Gjon Pali II, besimtarët e famullisë “Shën Panteleoni”
në Dragushë të Zadrimës gëzuan në festën e Shugurimit të Kishës
kushtuar “Mëshirës Hyjnore”, kësaj zemre të dashur dhe të
mëshirshme për ne, aq sa derdhi edhe pikën e fundit të gjakut
për shëlbimin tonë.
Bashkë me popullin
e Zotit në këtë kremtim morën pjesë Ipeshkvi i Sapës, Imzot
Lucian Avgustini, Vikari Gjeneral Dom Carlo Fantini, famullitari
Dom Kastriot Gjoka, meshtarë e motra të Dioqezës, autoritete
civile të pushtetit lokal, si dhe deputeti i zonës, ish Ministri
i Drejtësisë Z. Aldo Bumçi.
Mesha e Shugurimit
u udhëhoq nga Imzot Luciani, i cili shprehu gëzimin e kësaj dite
të dhuruar prej Zotit dhe bamirësve që e mundësuan ndërtimin e
kësaj Kishe. Në fillim të kremtimit Ipeshkvi i dorëzoi
famullitarit çelësin e Kishës së re, dhe të gjithë së bashku
hynë me gëzim në shtëpinë e Zotit, dhe vazhduan me ritin e
bekimit të tempullit të ri. Gjatë homelisë së tij, Imzot Luciani
tha se “Kisha është vatha që ka si derë të vetme dhe të
domosdoshme Krishtin. Është gjithashtu grigja, për të cilën vetë
Zoti ka paralajmëruar se do ishte bariu, dhe delet e tij, edhe
pse të qeverisura nga barinj njerëzorë, megjithatë çohen në
kullotje dhe ushqehen vazhdimisht nga vetë Krishti, nga Bariu i
mirë, që dha jetën për delet e veta. Kisha para së gjithash
është një bashkësi besimtarësh, që do të thotë bashkim zemrash
dhe mendjesh, do të thotë solidaritet dhe dashuri të
ndërsjellë”. Gjithashtu ai i ftoi besimtarët që të gëzojnë në
këto ditë Pashkësh në pritje të Rrëshajëve. Janë këto 50 ditë të
kësaj kohe të posaçme shpirtërore në të cilat Krishti në mënyrë
të veçantë është i pranishëm në mesin tonë.
Pas homelisë Imzot
Luciani vazhdoi kremtimin e riteve të tjera, kushtimin e altarit
dhe të krejt Kishës.
Në fund,
famullitari Dom Kastriot Gjoka falënderoi të gjithë të
pranishmit dhe bamirësit që kontribuan në ndërtimin e kësaj
kishe. Punimet për ndërtimin e kishës filluan në vitin 2006, me
iniciativën e Ipeshkvit të asaj kohe Imzot Dodë Gjergjit. Pas
marrjes së detyrës si Ipeshkëv i Dioqezës së Sapës, nga Imzot
Lucian Avgustini, kjo iniciativë mori përmasa të gjëra, ku falë
bamirësve dhe përkujdesjes së tij të veçantë, u bë i mundur
ndërtimi i Kishës, që historikisht njihet si e para Kishë e
ndërtuar në këtë fshat.
Vjoleta Marashi
titujt kryesore |
|