ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

200 VJETORI I LINDJES SË THEMELUESES SË STIGMATINEVE

 

 

 

Më 12 e 13 maj 2009,  në Shkodër, Motrat Stigmatine kanë festuar 200 vjetorin e lindjes së Themelueses së tyre Motër Anna F. Lapinit.

Me këtë rast me dt 12 maj u kremtua Mesha e shenjtë në Katedralen e Shkodrës nga Nunci Apostolik në Shqipëri, Shkëlqesia e Tij Imzot Ramiro Moliner, në bashkëkremtim me Imzot Angelo Massafra  së bashku me  dhjetë  meshtarë të tjerë.

Kori “Prengë Jakova” ka  shoqëruar, me Meshën e Engjëjve në gregoriane dhe me këngët Polifonike,  nën drejtimin e Mjeshtrit të njohur,  Gjon Shllaku. Një pjesëmarrje e madhe vazhdoi më pas në sallën  “M. Koliqi” në ligjëratën: “Përkujtimi i figurës së Nënë Anna F. Lapini, grua e popullit fiorentin, nuse dhe nënë e të vuajturve të kohës së saj”, prezantuar nga motër Dukata Radoja.

Ndërsa Prof. Dok. Willy Kamsi foli për praninë e stigmatineve në Shqipëri, dje dhe sot, duke u bazuar në mënyrë magjistrale nga burimet historike që nga viti 1879.

Me dt. 13 maj,  në orën 19.00 pranë teatrit Migjeni, u mbajt recitali; “Në vazhdën e dashurisë së Anna F. Lapinit” me  regjisorin e njohur Gjon Stefa dhe aktorë mjaft të përgatitur, së bashku edhe me disa të rinj të fshatrave ku motrat stigmatine janë të pranishme. Urojmë që publikut mjaft të konsiderueshëm që ka marrë pjesë, t'i këtë mbërritur në zemër e në jetë mesazhi françeskan i Motër Anna F. Lapinit:  Një dashuri e madhe e Zotit që bëhet soditje në dashuri  për të vuajturit e kthyer në shërbim. Një falënderim të përzemërt të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar në realizimin e kësaj feste.

 

Motrat  Stigmatine

 

 titujt kryesore

 

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster