|
|
Të martën
më 5 maj në Bardhaj të rrethit të Shkodrës, afër Qendrës së
Formimit Don Orione, erdhi për të na vizituar ambasadori italian
në Shqipëri, Saba d'Elia. Vizita në Qendrën Don Orione nga ana e
ambasadorit bën pjesë në fushën e cerimonisë së hapjes të
projektit të Konsolidimit të shërbimeve edukative dhe formative
të Qendrës Profesionale Bardhaj - Bleran, ndërhyrje e nxitur nga
Kongregata e Don Oriones e pranishme në Shkodër e mbështetur
teknikisht dhe financiarisht nga Celim e Milanos, nga Ministria
e Punëve të Jashtme dhe rrethi i Lombardisë.
Për të pritur
ambasadorin ishin të pranishëm pjesëtarët e bashkësisë orionine,
përgjegjës të aktiviteteve formative dhe udhëzuese të Qendrës
Don Orione, përfaqësuesit e Celim në vend, nxënësit e kurseve të
formimit profesional të selive të Qendrës Bardhaj, Oblikë, Obot
e Tamarë. Shkëlqesia e tij Imzot Angelo Massafra, krytari i
Bashkisë rrethina, drejtuesit e shkollës nëntëvjeçare Bardhaj,
të kopshtit të Motrave Oblate të Zojës së Pompeit, të Zyrës së
punës së Shkodrës, inspektori i drejtorisë së arsimit Shkodër,
drejtori i fakultetit të Infermierisë së Universitetit të
Shkodrës. Ambasadori italian, u shoqërua nga konsulli i Italisë
në Shkodër, doktor Stefano Margucci dhe nga drejtori i zyrës së
Bashkëpunimit Italian në Tiranë, doktor Lovisolo.
Gjatë vizitës,
qoftë ambasadori, qoftë drejtori i zyrës së Bashkëpunimit, kanë
nënvizuar rëndësinë e formimit profesional dhe vullnetin për të
forcuar më tej mekanizmat e zgjidhjes së problemeve ndërmjet
zyrave të Bashkëpunimit dhe Qendrës Don Orione dhe të
ripërtërijë marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë dhe
ambasadori theksoi gatishmërinë e autoriteteve italiane për të
bashkëpunuar me projekte të përbashkëta që të japin ndihmën e
tyre në rritjen ekonomike dhe kulturore të Shqipërisë.
Në përfundim të
fjalimeve të mirëseardhjeve, fjalën e mori Arqipeshkvi i
Shkodër-Pult Imzot Angelo Massafra, i cili përveç falënderimeve
ftoi edhe autoritetet lokale të veprojnë e të angazhohen më
shumë në Bardhaj e kudo. Më pas ceremonia vazhdoi me prerjen e
shiritit të përurimit si moment qendror i ceremonisë së hapjes
zyrtare të projektit që aktualisht realizohet.
Të ftuarit kanë
pasur mundësinë të vizitojnë klasat dhe laboratorët e Qendrës së
formimit, ekspozitë fotografike dhe prodhime artizanale të
organizuara për rastin. Ndër të tjera, ambasadori ka pasur
mundësinë të vizitojë Kishën famullitare si dhe Qendrën Rinore
Don Orione.
Bashkëpunëtoret orionine – Bardhaj
titujt kryesore
|
|