ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

KURIA “ZOJA E HIREVE” SHPALLET “COMITIUM”

 

 

 

Të shtunën më 1 maj 2009, anëtarë të Legjionit të Marisë nga e gjithë Shqipëria erdhën në Katedralen e Shkodrës, për të marrë pjesë në kremtimin e Meshës së Shenjtë në të cilën Kuria “Zoja e Hireve”, Shkodër u shpall “Comitium.

Meshën e udhëhoqi Shkëlqesia e tij Imzot Angelo Massafra i cili në homelinë e tij, shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për ecjen në vite të Legjionit të Marisë si dhe për punën dhe veprimtarinë që bën Legjioni në Shqipëri dhe në Dioqezën e tij.

“Secili është i ftuar për të bashkëpunuar në planin e shëlbimit, vijoi Imzot Massafra, dhe secili ka një hir dhe një rol të madh në këtë shëlbim. Unë ju uroj që në jetën tuaj të përditshme e në ecjen tuaj në Legjionin e Marisë të jeni sa më të përshpirtshëm, e të thoni: “Zoja Mari, na mëso të themi me ty, Amen!”.

Për këtë rast, kishin ardhur nga Malta Imzot Rosario dhe Vëlla Jozefi, të cilët vazhdojnë të ndjekin e ndihmojnë në vite mbarëvajtjen e Legjionit të Marisë këtu në Shqipëri, si dhe dy legjionarë të tjerë maltezë që vinin për herë të parë, Antonio e Paolo. Gjithashtu me këtë rast kishin ardhur edhe përfaqësueset nga Koncili i Irlandës, Patricia e Karolina.

Menjëherë pas homelisë, në emër të Koncilit, vëlla Jozefi lexoi Deklaratën e shpalljes “Comitium” të Kurias së Shkodrës “Zoja e Hireve”. Kjo do  të thotë se tani e tutje kjo Kurie e ngritur në funksionin e Comitium, do të jetë përgjegjëse jo vetëm për Presidiumet që ka nën përgjegjësi, por edhe për të gjitha presidiumet e Kuriat në Shqipëri.

Pas vëlla Jozefit fjalën e mori Dom Dritan Ndoci, Ati shpirtëror Kuriave të Legjionit të Marisë në Shkodër e Bajzë, i cili mes të tjerëve, falënderoi edhe Imzot Massafrën për detyrën e dhënë në Legjionin e Marisë, si dhe i ftoi të gjithë legjionarët që të jenë Një në Krishtin.

Më pas përshëndetjet dhe falënderimet vazhduan nga përfaqësuesja e Koncilit të Irlandës, Patricias, si dhe të Presidentes së Comitium, Luçi Preçi.

Në fund Mesha e Shenjtë u mbyll më bekimin solemn.

Në dy ditët pasuese, është organizuar një seminar formues për të gjithë anëtarët e Legjionit të Marisë në Shqipëri, në Fshatin e Paqes.

 

Anita Parubi

 

 

 

 

 titujt kryesore

 

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster