ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

PASHKËT DHE FESTA E ZOJËS SË KËSHILLIT TË MIRË NË UDINE

 

 

  

Me gëzim jemi mbledhur për të kremtuar festën e Pashkëve si komunitet katolik shqiptar te Kisha S. Pio X në Udine. Në një klimë feste u kremtua Mesha e Ringjalljes të dielën 12 prill, ku shqiptarët në Udine morën pjesë, pasi ishin përgatitur gjatë kreshmëve me pjesëmarrje në Meshë dhe sidomos duke iu afruar sakramentit të rrëfimit.

Gjithashtu me datë 26 prill u mblodhëm përsëri për kremtimin e Meshës së Shenjtë me rastin e festës së Zojës së Këshillit të Mirë.

Për ta kremtuar sa më bukur qoftë Meshën e Ringjalljes qoftë festën e Zojës, kori i udhëhequr nga Gjergj e David Ndoci si dhe me pjesëmarrjen e Nikolin Ujkës, të Edmond dhe Florenca Markut, Jakin Markut, Silva Gjergjit, Roland Ndocit, e të tjerë që dhanë ndihmesën e tyre, më së miri ishin përgatitur për t’i dhënë solemnitetin e duhur kësaj Meshe  të Shenjtë. Lutjet e besimtarëve të shpallura nga Elvira Haxhari shprehnin më së miri ndjenjat e të gjithëve për t’i kërkuar Zotit që me hirin e tij të mund të jetojmë në çdo hap të jetës si të krishterë të vërtetë. Me gëzim në Meshën e Ringjalljes merrte pjesë edhe Evisa Biba nga Lezha e cila, pasi ishte përgatitur në takimet tona mbi sakramentet, u pagëzua dhe krezmua të shtunën e Madhe në katedralen e Udine-s nga Arqipeshkvi i kësaj Arqidioqeze.

Pas Meshe Gjergj Lleshaj me familje kishin përgatitur një moment festiv me muzikë për të vazhduar kështu bashkëndarjen e gëzimit të festave.

Kështu këto momente po bëhen gjithnjë e më shumë pika takimi dhe rritjeje së bashku. E të gjithë i japim lavdi Hyjit që na ka ofruar mundësi të tilla hiri.

 Dom Xhovani Kokona

 

 

 titujt kryesore

 

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster