|
|
I nderuar Imzot Massafra, ju falënderoj për
përgjigjen. Jam duke bërë vetëm detyrën si katolike.
Me datën 25 prill në orën 12.00 kam organizuar
Meshën e Shenjtë në gjuhën shqipe në Bolzano në kishën " Tre
Santi" (via Duca d'Aosta ), të kremtuar nga prifti i Kosovës Atë
Shtjefen Deda. Ishin të pranishëm më shumë se 120 shqiptarë.
Fatkeqësisht kishte pak vetë nga Shqipëria, pasi shumica ishin
nga Kosova. Prandaj lind nevoja që të njoftohen nga ana e kishës
në Shqipëri që në Trento e Bolzano po kremtohet Mesha në gjuhën
shqipe e kush ka të afërm në këto zona t'i lajmërojë e t'u japin
numrin e telefonit 3284760124 për informacione. Po ju dërgoj
disa fotografi të kësaj meshe, nëse ju interesojnë për arkivin e
kishës. Mesha tjetër do të kremtohet më 24 maj në orën 16.00 ne
kishën " Sposalizio" në via Barbacovi në Trento. Nga
arqipeshkvia e Trentos është dërguar një ftesë Don Lush Gjergjit
(në Prizren). Qyteti i Trentos bën festën e popujve me datën
23-24 maj, prandaj është vendosur që do të përfaqësojmë
Shqipërinë në sheshin FIERA në orën 15.00 për të pasur mundësi
që të gjithë shqiptarët katolikë të pranishëm të shkojnë në
meshë, kështu që numri do të jetë më i konsiderueshëm. Me
nderime.
Leonora ZEFI
titujt kryesore
|
|