|
|
Në vazhdën e
aktiviteteve të ndryshme që në çdo dioqezë të Shqipërisë –
sikurse në mbarë botën – po zhvillohen gjatë këtij viti të
kushtuar Shën Palit, Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare ka
organizuar edhe një simpozium mbi figurën e këtij Apostulli të
madh, përhapës i paepur i Ungjillit të Jezu Krishtit.
Ky simpozium u
titullua “Shën Pali dhe doktrina e tij sot” dhe u mbajt në orën
9. 30 të datës 2 maj 2009, në ambientet e Universitetit “Zoja e
Këshillit të mirë”, në Tiranë.
Në fillim të
këtij programi fjalën përshëndetëse e mbajti Sh. T. Imzot Rrok
Mirdita, President i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare. Ishin të
shumtë ligjëruesit e këtij simpozimi: Prof. Aleksandër Meksi, me
temën “Krishterimi i hershëm në trojet shqiptare; Fra Flavio
Cavalini O.F.M, me temën “Pali: hebre, romak dhe grek”; Imzot
Johan Pelushi me temën “Termi 'Ligji' tek letra e drejtuar
Romakëve; Imzot George Frendo O.P. me temën “Dimensioni shoqëror
i dashurisë sipas Shën Palit”; dhe Dom Marjan Gega me temën
“Dinjiteti njerëzor në shkrimet e shën Palit”. Këto ligjërata
kishin për qëllim që të na e bënin edhe më të kuptueshëm Shën
Palin dhe rolin e rëndësishëm që ai zë në Kishën e Hyjit, për
jetën e mbarë botës. Pasdite, në Katedralen e Shën Palit-Tiranë,
në orën 19.00, kori ndërkombëtar “Inter Nos” shfaqi një koncert
muzikor në nder të Apostullit të popujve.
Dom Dritan
Ndoci
titujt kryesore
|
|