ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

VLERAT E FAMILJES NË LIBRAT E SHENJTË

 

 

 

Komunitetet Fetare në Shkodër, të nxitura nga dëshira për të kontribuar konkretisht në konsolidimin e vlerave absolute për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë, ditën e enjte dt. 28 maj 2009 organizuan takimin sensibilizues me temën “Vlera e Familjes në librat e shenjtë” duke fokusuar shikimin në Bibël dhe në Kuran.

Takimi erdhi si angazhim i përbashkët që fillimin e vet e pati gjatë Vizitës Baritore të Imzot Angelo Massafra në Myftininë e Shkodrës me Myftinë Imam Ndriçim Sulejmani.

Dhe pasditen e 28 majit ishim të gjithë së bashku në sallën e Kinema Millenium-it duke kundruar atë që Zoti kishte frymëzuar dhe që u paraqit nga teolog Arben Halluni, At' Nikolla Petani dhe At' Lelo Lanzilli.

Gjatë referateve që u mbajtën u nënvizua fakti se familja është pika mbi të cilën mbështetet mbarë shoqëria njerëzore dhe po të tronditet shenjtëria e kësaj pike bota në të cilën jetojmë humb domethënien e pastër dhe shijen e dashurisë. Familja – thanë  të gjithë relatorët – është vendi i bashkimit dhe mbi të cilin Zoti dhuron bekimet e veta të panumërta prandaj i Ligu mundohet ta shkatërrojë por ne duhet të përkujdesemi dhe ta shenjtërojmë.

Takimi u përshkua nga një frymë vëllazërore dhe u përceptua gjithandej fryma e vëllazërimit dhe e respektit të ndërsjellët ndër komunitetet fetare gjë për të cilën Shkodra është shquar gjithnjë.

Në fund të takimit edhe krerët e komuniteteve fetare në Shkodër, Imzot Angelo Massafra, Imam Nriçim Sulejmani dhe At' Aleksandër Petani dhanë përshëndetjen e tyre duke u angazhuar që takime të kësaj natyre të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Një meritë të veçantë për realizimin e këtij takimi ndërfetar kanë: Imam Nriçim Sulejmani, At Armando Cecarelli, At Nikolla Petani, Haxhi Fejzi Zaganjori dhe Dom Gjovalin Sukaj si dhe stafi i Kinema Millenium-it.

“Programi ishte:

1. Teolog Arben Halluni: “ Vlera e familjes në dritën e librit të shenjtë të Kur'anit”

2.  At' Nikolla Petani: “Vlera e familjes në dritën e librit të shenjtë të Biblës”.

Kënga “I pranuar në familje” këndon Kori “Nënë Tereza”

3. At' Lelo Lanzilli: “Këndëvështrimi i Kishës Katolike për familjen”

Meditimi mbi martesën e autorit Gibran - profeti

4. Znj. Besa Rroshi: “Vendburimi i familjes në përvojën shoqërore e Bashkësisë 'Emanuel'”.

5. Përshëndetja e krerëve fetarë të Shkodrës

Moderator dom Gjovalin Sukaj”

Ishin të pranishëm edhe Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Prof. Maxhit Cungu dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut të Shkodrës Prof. Gjovalin Kolombi dhe Nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës Z. Ridvan Troshani e të tjerë personalitete. Binte në sy prania e shumë klerikëve të të gjitha komuniteteve fetare.

 

Dom Gjovalin Sukaj

 

 titujt kryesore

 

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster