ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

Bekimi i Qendres “Gjon Pali II” tek Ura e Kirit

 

 

Me datën 05-04-2010 nё ditёn e parё mbas festёs sё Ringjalljes sё Zotit tonё, lagjja Kasape, pranё Urës së Kirit, pati fatin tё gёzojë frytin e ringjalljes sё Krishtit me bekimin e qendrës sё re qё mori emrin e “Gjon Palit tё II-tё”. Mesha e shenjtë u kremtua nga Imzot Angelo Massafra, Don Raffaele Gagliardi dhe Atë Rolandi. Nё fund u dha edhe njё shfaqje e vogёl organizuar nga vajzat e Shtёpisё sё Nёnё Terezёs qё u bashkuan me gёzimin e banorёve.

Kjo qendёr e re do tё pёrdoret vetёm pёr qёllime fetare si p.sh. pёr Kremtimin e Meshёs sё Shenjtë, lutje dhe përgatitjen e fёmijёve dhe tё tё rinjve pёr sakramentet e Kungimit dhe tё Krezmimit.

Nё fillim tё muajit shkurt kemi filluar katekizmin dhe vërehet njё pjesëmarrje e madhe e fёmijёve dhe e tё rinjve, numri arrin deri nё 90. Ata vijnë nё katekizёm me dёshirёn e madhe pёr tё njohur sa mё mirё fenё e tyre dhe pёr ta jetuar atё.  Dhe vetёm nёse ne e njohim fenё tonё do tё dimë ta jetojmë dhe tё jemi apostuj tё Jezusit, nё kёtё botё qё ka kaq shumё nevojë pёr dashuri. Dhe ne kёtё e mёsojmё vetёm duke dёgjuar fjalёn e Ungjillit.

Motrat e Nёnё Terezes dhe Don Raffaele kanё filluar edhe regjistrimin e familjeve qё banojnё nё kёtё zonё, dhe qё janё njё numёr i konsiderueshёm. Njё falënderim i veçantë i shkon personave qё e bёnё tё mundur ndёrtimin e kёsaj qendre. Falënderojmë Imzot Angelo Masafra pёr kontributin e tij, jo vetёm nga ana shpirtёrore por edhe nga ana materiale pa tё cilën nuk do tё ishte i mundur realizimi i kёtij projekti.

Njё falënderim tё veçantё ёshtё pёr Motrat e Nёnё Terezёs qё kanё qenё ndërmjetëse shumё tё angazhuara me lutjet e tyre, si edhe pёr kёrkimin e fondeve. Njё falënderim i shkon edhe grupit Irlandez “Heart to hand”, gjithashtu Luigi Ceglie dhuruesi i kumbonёs, qё kanё kontribuar shumё pёr kishёn nё Shqipёri, duke filluar me ndёrtimin e Kishёs nё Breg tё Lumit  Dukagjin, Uzina e Traktorit Babrru, Kodёr e Kuqe nё zonёn e Tiranёs dhe nё Shkodёr.

Duke e mbyllur falënderimin mё bin ndёr mend fjalёt e tё Lumes Nёnё Tereza: “Bёj o Zot qё tё jem njё laps i vogёl nё duart e tua”. Tё lutemi qё edhe ne tё jemi lapsa tё vegjёl pёr tё pikturuar  njё botё mё tё mirё, ku tё mbizotёrojë dashuria dhe paqja.

Dom Raffaele Gagliardi

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder <

webmaster