ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

Dita Kombetare e Pershpirterise Meshtarake

 

 

Me datën 16 prill të këtij viti, Komisioni Kombëtar për klerin dhe për jetën e kushtuar, organizoi Ditën kombëtare të përshpirtërisë meshtarake. Ishin të ftuar të gjithë meshtarët e Shqipërisë dhe takimi u zhvillua në ambientet e Fshatit të Paqes, në Shkodër. Ky takim, i cili për tematikë bazë pati përshpirtërinë e meshtarit, u bë në vazhdën e iniciativave të ndryshme që në Kishën e gjithmbarshme janë organizuar me rastin e vitit kushtuar meshtarisë, ku papa ynë Benedikti XVI na ka ftuar të reflektojmë akoma më thellë mbi dhuratën e meshtarisë që Hyji i ka bërë Kishës së Tij.

Kjo ditë ishte e ndarë në dy pjesë: në pjesën e saj të parë zinte vend fjala përshëndetëse e Imzot Cristoforo Palmieri, si përgjegjës i komisionit të lartpërmendur, si edhe ligjërata e mbajtur nga Don Simo Luliq, profesor i Shkrimit të Shenjtë, me temën “Meshtaria, si interes për Krishtin”. Pastaj u vazhdua me një moment adhurimi eukaristik në heshtje.

Pasdite, në pjesën e dytë të kësaj dite, u vazhdua me ligjëratën e Imzot Lucjan Augustini, Ipeshkëv i dioqezës së Sapës, i cili zhvilloi temën “Përshpirtëria dhe Baritorja e meshtarit të sotëm”. Mesha e Shenjtë e kremtuar në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë dhe e kryesuar nga Imzot Rrok Mirdita, ishte kulmi i gjithë kësaj dite kushtuar thellimit të përshpirtërisë sonë si meshtarë.

Dom Dritan Ndoci

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder <

webmaster