|
Çdo vit më 26 prill e gjithë
Shqipëria kremton të kremten e Pajtores së popullit shqiptar që
është Zoja e Këshillit të Mirë.
Edhe këtë vit, kjo festë u kremtua
me shumë përshpirtëri e solemnitet.
Që kremtimi i saj të ishte sa më
dinjitoz nën kujdesin e rektorit të Shenjtërores së Zojës, dom
Gjovalin Sukaj, ditën e shtunë, dt. 24 prill, në ora 17:00 u
zhvillua procesioni me fuguren e Zojës nga Katedralja e Shkodrës
deri tek Shenjtërorja. Procesionin e udhëhoqi dom Gjovalin Sukaj
dhe në të morën pjesë shumë meshtarë, rregulltar e rregulltare
dhe një numër i madh besimtarësh. Po në mbrëmjen e datës 24
prill, në vigjiljen e Ditës Botërore të Lutjes për Thirrje në
Shenjtëroren e Zojës u zhvillua një Vigjilje adhurimi ku u lut
për thirrje meshtarake dhe rregulltare. Vigjiljen e udhëhoqi Sh.
T. Imzot Angelo Massafra dhe kisha e mbushur plot me besimtarë
ishte dëshmia më e mirë se sa populli ynë është i ndjeshëm ndaj
dashurisë për thirrje.
Të dielën dt. 25 prill, në orën
20:30 në Shenjtëroren e Zojës u lut rruzarja dhe litanitë e
Zojës duke u përgatitur për kremtimin e së kremtes së Pajtores.
Më 26 prill, në të kremten e Zojës
së Këshillit të Mirë, ashtu siç është doke, Shenjtërorja ishte e
mbushur në çdo cep brenda dhe jashtë. Mesha u kremtua në ora
10:00 nga Sh. T. Imzot Angelo Massafra dhe ishin të pranishëm,
Nunci Apostolik, Imzot Rrok Mirdita, Imzot Lucjan Avgustini,
Imzot Georg Frendo, at Gazmend Tinaj, si dhe bashkëkremtuan një
numër i madh meshtarësh nga të gjitha dioqezat.
Përshpirtëria për Marinë, Nënën e
Këshillit të Mirë është shenj e gjallë së Maria nuk është
larguar kurrë nga ky vend.
Dom Gjovalin
Sukaj
titujt kryesore |