ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

Festa e Ministranteve 2010

 

 

“Duam të shohim Jezusin” (Gv 12,21)

Kjo ka qenë tema e festës së dytë të ministrantëve Velipojë, më 8 maj 2010! Ishin këto fjalët që disa grekë i drejtuan Filipit apostull ndërsa po ngjiteshin për në Jeruzalem për festën e Pashkëve. Edhe ne ministrantët kemi menduar mbi rëndësinë e të parit Jezusin

Të dëshirosh të shohësh Jezusin është dëshira e çdo njeriu, e çdo të riu, edhe nëse shpesh herë nuk është e mundur dhe mungon guximi për ta shprehur këtë dëshirë capta. Shumë prej shokëve tanë që nuk sillen edhe aq mirë, në fund të fundit shprehin një dëshirë të vetme: të duan dhe të jenë të dashur nga të tjerët. E Jezusi është dashuri! Mbarë njerëzimi ka dëshirë të shohë Jezusin. Çdo epokë e dëshiron këtë. Duke u nisur nga një bindje e tillë ne, animatorët e Don Boskos, kemi menduar për një festë për ministratët si një itinerat parme epokave kryesore të historisë: lashtësia, mesjeta, shtatëqinda dhe shekulli XX, për të parë se si dhe ku, në secilën prej epokave, ka qenë e mundur të shihej Jezusi, për të parë se si dhe ku NE SOT mund ta shohim Jezusin.

Dita është zhvilluar në këtë mënyrë: Me të mbërritur, ministrantët janë ndarë në grupe, me nga një karton me ngjyra të ndryshme. Pastaj të gjithë u pritën në teatrin e famullisë së Velipojës, me këngë, kërcimi, dhe prezantimin e secilit grup.

Menjëherë pas saj u bë lutja e fillimit. Pas lutjes mikrofoni kaloi në duart e Don Gino Martucci, drejtori ynë, i cili e ka koordinuar pak tërë festën. Në mesazhin e tij hyrës ai ka falënderuar secilën prej famullive apo qendrave baritore për praninë e tyre: Arra e madhe dhe Gjuhadoli (58), Jubani (18), Velipoja (48), qendra Don Bosko (49), Katedralja (6), Dajçi (36), Rragami (16), Oblika e Bardhajt (60), Gruda e Re (53) Malësia e Madhe (4) e Muriqani (4). Gjithsej më shumë se 350 veta! Pastaj ai ka falënderuar shoqëruesit dhe përgjegjësit e secilës qendër dhe ka hapur fillimin e lojrave dhe përshkimit të epokave të ndryshme.

Pas lojrave, reflektimit mbi epokat historike dhe prezantimit të disa shenjtërve si modele për të arritur shikimin e Jezusit sot, u kremtua Mesha e Shenjtë, e kryesuar nga Atë Rolando dhe e bashkëkremtuar nga të gjithë meshtarët e pranishëm. Gjatë Meshës të gjithë ministrantët kishin marrë me vete veshjen e tyre dhe, edhe pse nga bankat e Kishës, kanë shërbyer në këtë Meshë. Disa, si përfaqësues të famullive të tyre, kanë shërbyer pranë altarit. Pas Meshës ishte dreka dhe lojrat e lira. Ndonjëri prej grupeve ka përfituar nga koha e mirë dhe ka shkuar të lahet të det.

Ndërkohë që e falënderojmë Hyjin për këtë ditë feste, po e caktojmë që tani takimin e vitit të ardhshëm: të shtunën e parë të muajit maj, me datën shtatë.

Një animator ministrant

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder <

webmaster