|
|
Lin Delija lindi në vitin 1926 në
Shkodër dhe vdiq në vitin 1994 në Romë dhe më 24 Maj 2010
Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bamir Topi e ka dekoruar, pas
vdekjes me Urdhrin “Nderi i Kombit” piktorin e shquar shqiptar
me motivacionin: “Piktorit të madh, që me artin e tij pasqyroi
lidhjen e fortë me atdheun dhe promovoi vlerat e lirisë dhe të
demokracisë. Artistit autentik dhe përfaqësues në botë, i cili
shndërroi temën shqiptare në vlerë universale, artin e tij në
trashëgimi të përjetshme dhe urë komunikimi mes popujve”.
Në fjalimin e rastit Presidenti
tha: “Natyrisht, jemi mbledhur në këtë ceremoni sot për të
nderuar një nga ato figura, për të cilat ne, me të drejtë
krenohemi, Lin Delinë, njërin prej piktorëve më origjinalë
bashkëkohorë shqiptarë, është njëkohësisht edhe më i veçanti për
fatin dhe për aktivitetin e tij. Ai i ka munguar shumë gjatë
Shqipërisë, si bir dhe shprehës gjenial i etosit dhe i shpirtit
shqiptar. Më në fund ai po kthehet nga rrugëtimi i nisur më se
gjashtë dekada më parë në kërkim të lirisë dhe të mundësisë së
shprehjes të shpirtit të tij artistik”
Në këtë ceremoni në bashkëpunim me
Bashkinë e Antrodokos, ku ekziston edhe “muzeu i qytetit Lin
Delija”, u prezantuan për herë të parë disa nga veprat e tij. Me
këtë rast morën pjesë Sh.T. Mons. Angelo Massafra, Arqipeshkëv i
Shodër-Pult, Fra Gazmend Tinaj, Provinciali i Fretërve O.F.M,
Fra Flavio Cavallini OFM dhe Fra Vincenzo Foca', O.F.M.
Në nderim të figurës së tij, në
këtë aktivitet morën pjesën edhe përsonalitete të artit, kolegë,
miq e të afërm të piktorit.
Dom Dedë Demaj
titujt kryesore |
|