ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

Marreveshja mes Sapes dhe Caltaniseta-Itali

 

 

Nga data 12-15 prill 2010, një delegacion shqiptar nga Dioqeza e Sapës, kryesuar nga Ipeshkvi i saj Imzot Lucjan Avgustini zhvilluan një vizitë tre ditore në Caltaniseta të Italisë. Qëllimi i kësaj vizite ishte nënshkrimi i marrëveshjes mes dy dioqezave, të cilat do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në ndihmë të bashkësive të Dioqezës sonë konkretisht në Misionin Katolik në Blinisht të Zadrimës.

Delegacioni ynë që shoqërohej edhe nga famullitari i Blinishtit Don Enzo Zago dhe Motrat Mësueset Venerini,  është pritur nga Ipeshkvi i Caltanisetës Shkëlqesia e Tij. Imzot Mario Russoto, nga drejtori i Caritas-it dioqezan, si dhe anëtarë të tjerë të Këshillit drejtues dioqezan.

Gjatë kësaj vizite, takimet e delegacionit tonë kanë qenë mjaft të ngjeshura dhe ka pasur rastin të takohet me grupe të ndryshme që veprojnë dhe punojnë në Dioqezën e Caltanisetës. Në qendër të bisedimeve ka qenë prezantimi i situatës aktuale të dioqezës sonë, me të mirat dhe vështirësitë, pa harruar edhe historinë e saj në shekuj.  Në mes të gjithë këtyre takimeve, atë çfarë e ka emocionuar edhe më shumë delegacionin tonë, ka qenë takimi me një grup shqiptarësh - arbëreshë, ku patën rastin të flisnin vetëm shqip! E kjo falë ruajtjes me fanatizëm të vlerave, zakoneve dhe gjuhës shqipe nga ana e arbëreshëve, të cilët prej më se 5 shekujsh janë larguar nga vendlindja e tyre Shqipëria, por brezni pas breznie kanë mbartur, ruajtur dhe trashëguar atë çka i karakterizon të jenë shqiptarë, Gjuhën Nënë të Shqipes. E kjo bën që mos ta humbin kurrë identitetin e të qenit shqiptarë.

Bashkëpunimi mes dy dioqezave ka filluar që prej 7 viteve, por ajo që e ka zyrtarizuar tashmë këtë bashkëpunim, është nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje që u vendos mes dy vendeve, e cila do të japë frytshmërinë e një bashkëpunimi edhe më të ngushtë, me një pritshmëri edhe më të madhe në realizimin e projekteve dhe objektivave që do të ndërmerren. Projekte këto që tashmë edhe Ipeshkvi i Caltanisetës i premtoi duke ofruar ndihmën e tij dhe të grigjës që ai udhëheq, qofshin ato në fushën sociale ashtu edhe ekonomike.

Violeta Marashi

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder <

webmaster