|
“Qëndrojini shumë pranë Zojës sonë.
Nëse e bëni këtë, ju mund të bëni gjëra të mëdha për Hyjin dhe
të mirën e njerëzve."" – Nënë Tereza e Kalkutës. Ashtu siç ishte
për Nënë Terezën, mund të jetë për secilin nga ne. Duke qëndruar
pranë Zojës ne mund të gjejmë hirin dhe guximin për të mposhtur
provat dhe kryqet tona personale. Thërret të njëjtën prani të
fuqishme dhe ndihmën e Zojës sonë duke ndjekur shembullin e Nënë
Terezës. ""Të ulesh me Nënë Terezën, ta shikosh atë tek kujdeset
për të sëmurët dhe ata që janë duke vdekur, të ndjesh aureolën e
shenjtërisë rreth personit të saj, ta shohësh tek përkulet në
lutje, e përhumbur në Hyjin –sa shpesh e kam pyetur veten nëse
nuk po shihja diçka të Zojës sonë, duke përjetuar një shikim të
Virgjërës së Nazaretit”
Bindja e Nënë Terezës në rolin e
Zojës në jetën dhe misionin e saj mund të shihet në punë në
paragrafët hyrës të Shpjegimit të Rregullit të saj Origjinal.
Këto na japin një këndvështrim të marrëdhënies së Nënë Terezës
me Zojën që në fillim të punës së saj, një marrëdhënie që do të
rritej në kuptim dhe thellësi me kalimin e viteve, por tashmë të
ndërtuar në bazë të fortë dhe të qartë që nga fillimi:
“Që Shoqëria të mund të arrijë
lehtësisht fundin e vet, secila Motër le të zgjedhë Mbretëreshën
e Papërlyer të Qiellit për Nënën e saj. Ajo nuk duhet vetëm ta
dojë e ta nderojë, por të fluturojë drejt saj me fëmijën si
Mirëbesim në të gjitha gëzimet dhe trishtimet e veta. Duhet t'i
imitojmë virtytet e saj dhe të braktisemi plotësisht në krahët e
saj. Me Marinë, ne përparojmë më shumë në dashurinë e Jezusit në
një muaj sesa mund ta bëjmë në vite ndërsa jetojmë më pak të
lidhur me këtë Nënë të Mirë.”.
Nga fundi i jetës së saj, në
fillim të 1996, Nënë Tereza tha: “sikur Zoja të mos kishte qenë
me mua atë ditë,, kurrë s'do ta kisha ditur se çfarë donte të
thoshte Krishti kur tha: 'Kam etje'….”
Vetëm të mendojmë se Hyji ka etje
– dhe unë e ju vijmë për ta shuar etjen e tij. Vetëm mendoni
pak! Kështu sa më mirë ta kuptojmë, aq më mirë do ta shuajmë
etjen e tij për dashurinë e shpirtrave. Lutuni në mënyrë të
veçantë Zojës që të na e shpjegojë këtë.
Bota e brendshme e Zojës dhe
përvoja e saj e ngushtë e Birit të saj , jetuar në Kalvar dhe e
vazhduar nga qellim, u bënë edhe më tepër vendi i shenjtë në të
cilin jetoi Nënë Tereza. Ajo iu referuar këtij misteri thjesht
si zemra e Zojës. Ishte atmosfera shpirtërore në të cilën ajo do
të jetonte, të lutej e të shërbente. Ishte atje që ajo do të
gjente vendin e saj te këmbët e kryqit dhe vendin e saj në
Kishë. Nënë Tereza e kuptoi nga përvoja që prania e Zojës
përkrah saj në lagjet e varfra të Kalkutës disi i pastroi gjërat
pavarësisht sa të turpshme, e gjëra të bukura pavarësisht sa të
antipatike. Maria i shndërroi ato që duken të paarritshme, duke
hapur më të zezat dhe më të zhveshurat e horizonteve në agimin e
hirit të Hyjit.
Nënë Tereza i mësoi Motrat dhe
Vëllezërit e saj dhe njerëzit vullnetmirë që prania e Zojës
ishte një prani që na ndihmon të shohim përmes errësirës, një
prani që na kujton thirrjen e Birit të saj kur e harrojmë atë
apo ndjekim zërin e egos sonë. Duke reflektuar në fuqinë që ajo
gjeti në këtë mjedis Marian, Nënë Tereza krijoi një lutje të
shkurtër që ia mësoi motrave të saj: “Na mbaj në zemrën tënde më
të pasur.” Ajo ishte e bindur se në këtë vend të shenjtë,
gjithçka që Hyji donte për të dhe prej saj do të realizohej.
Dom Charbel
Bachour
titujt kryesore |