ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

Shugurimi meshtarak i Gjergj Ndrekes

 

 

Misionar i parë vinçencian shqiptar

Më datën 10 Prill 2010 në Dioqezën e Rrëshenit u shugurua Diakoni Atë Gjergj Ndreka. Meshën e Shenjtë e udhëhoqi ipeshkvi i dioqezës së Rrëshenit  Cristofor Palmieri, përmes duarve të të cilit u shtua edhe një i ri, i cili mban në vetvete dëshirën për t'i shërbyer Zotit dhe popullit të tij me plot bujari. Në Meshën e shugurimit ishin të pranishëm shumë besimtarë të ardhur nga vende të tjera, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vendet e ndryshme të Italisë. Ishte një gëzim dhe një dhuratë e Zotit e dërguar nëpërmjet jetës së At Gjergjit për të gjithë Etërit Vinçencianë që po shugurohet Meshtari i parë shqiptar. Gëzimi dhe emocioni i ipeshkvit ishte që po i jepte sakramentin e Meshtarisë  Atë Gjergjit i cili do të bëhet ndihmë tejet e çmuar në përhapjen e Fjalës së Zotit dhe të sakramenteve duke i shërbyer Zotit dhe popullit në Dioqezë. Pikërisht këto të vërteta i theksoi gjatë meshës duke e ftuar të ketë për zemër një gjë mbi gjithçka: të përpiqet vazhdimisht  t`i përngjajë Jezu Krishtit.

Falënderojmë të gjithë meshtarët, motrat, familjen e At Gjergjit dhe miqtë, që i qëndruan pranë gjatë kësaj rruge të shenjtë, mbi të gjitha Atë Luigi Cannato i cili dha frytin e tij nëpërmjet dhuratës së Hyjit në jetën e Atë Gjergjit. “Unë nuk jam njeri letrash e shkencash, thjesht mundohem të jem njeri lutjeje. Është lutja ajo që më ka shpëtuar jetën. Pa lutje do ta kisha humbur arsyen.

Nëse nuk e kam humbur paqen e shpirtit, pavarësisht prej të gjitha provave, s'e kam humbur sepse kjo paqe vjen prej lutjes. Mund të jetohet ndonjë ditë pa ngrënë por jo pa u lutur. Lutja është çelësi i mëngjesit dhe kyçi i mbrëmjes. Lutja është një besëlidhje e shenjtë mes Hyjit e njerëzve”.

Pjerina Berisha

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder <

webmaster